Bashkëshortja e ambasadorit të Kuvajtit në Tiranë, çel ekspozitë për mikpritjen në 6 qytete shqiptare

Mikpritja e shqiptarëve nga Veriu në Jug kësaj here ka tërhequr vëmendjen e gruas së ambasadorit të Kuvajtit në Shqipëri, Fayez Mishari Al- Jassim. Artistja Ebtisam Al-Houti sjell nëpërmjet 40 fotografive shpirtin e mikpritjes së popullit shqiptar në gjashtë qytete, si Gjirokastra, Mirëdita, Korça, Shkrodra, Berati dhe Tirana. Ajo kërkon që të përcjellë tek artdashësit se si shqiptarët e mirëpresin mikun me respekt, pavarësisht krahinës apo fesë që i përket. Gjatë ceremonisë së çeljes së ekspozitës autorja e ekspozitës u shpreh se:

Përvoja ime këtu, e bëri qëndrimin në këtë vend në një nga më të bukurit, me kujtime të paharrueshme. Pata mundësinë të shoh vende të veçanta dhe kënaqësinë të shëtis në qytete dhe fshatra të ndryshme të Shqipërisë, ku u ndjeva vërtet mirë me natyrën e bukur dhe klimën e përshtatshme gjatë gjithë vitit. Më lindi një dëshirë e madhe për të ditur më shumë mbi kulturën shqiptare dhe shqiptarët. Jam thellësisht e bindur se shqiptarët janë bujarë dhe mikpritës dhe kam një ndjesi pozitive se këtë gjë e bëjnë me pastërtinë e zemrës. Ashtu siç thotë dhe shprehja popullore, ‘Bukë e kripë e zemër të bardhë’.

 Ebtisam Al-Houti, autorja e ekspozitës

Teksa përshkruan mikpritjen që i është bërë në Tiranë, artistja ndalet tek një vizitë që ka bërë në një banesë të vitit 1927, ku e kanë mirëpritur të gjitha gratë e familjes, duke e mbuluar me dashuri edhe me bujari. Ajo nuk lë pa përmendur edhe ushqimin e shijshëm të gatuar në shtëpi dhe kafenë që i është servirur në fund të vizitës, e cila është përgatitur në oxhak me dru.

Ekspozita është hapur me rastin e 50-vjetorit të lidhjeve diplomatike mes Kuvajtit dhe Republikës së Shqipërisë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Erdogan priti në Turqi liderin e Hamasit, ministri i Jashtëm i Izraelit: Turp

Erdogan priti në Turqi liderin e Hamasit, ministri i Jashtëm i Izraelit: Turp