Bashkëshortja e kryeministrit izraelit Netanyahu akuzohet për mashtrim

Bashkëshortja e kryeministrit izraelit Netanyahu akuzohet për mashtrim

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu dhe gruaja e tij Sara Netanyahu

Bashkëshortja e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, Sara, sot është akuzuar për përvetësim të mjeteve shtetërore, ka deklaruar ministria izraelite e drejtësisë. Sara Netanyahu është akuzuar për keqpërdorim të rreth 100.000 dollarëve nga fondet zyrtare për shërbime hoteliere në rezidencën e kryeministrit në Jerusalem, pretendohet në deklaratë.

Policia izraelite më herët ka propozuar që të ngrihet aktakuza kundër Benjamin Netanyahut në dy raste të ndara të korrupsionit, derisa ai kishte mohuar se ka bërë diçka të gabuar duke e hedhur poshtë akuzat si “gjueti shtrigash mediatike”.

Policia e ka intervistuar më 12 qershor kryeministrin Netanyahu në lidhje me rastin e blerjes së nëndetëseve gjermane me vlerë prej 2 miliardë dollarësh, dhe kjo është, sipas deklaratave të bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, hera e parë që Netanyahu është hetuar për këtë rast.

Pritej që Netanyahu atë ditë do të intervistohet edhe për rastin e gjigantit të telekomunikacioneve “Bezeku”, mirëpo, policia ka deklaruar se ai nuk është intervistuar në lidhje me këtë rast.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës