Bashkia: Asnjë restorant brenda
parkut të lojërave, hyrja pa pagesë

Bashkia: Asnjë restorant brenda<br />parkut të lojërave, hyrja pa pagesë
TIRANË - Drejtori i Pergjithshem Urbanistik i bashkisë së Tiranës ka shpjeguar me detaje projektin për ndërtimin e një këndi lojërash për fëmijë në Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë, duke hedhur poshtë akuzat e ngritura nga opozita dhe shoqëria civile për ngritjen e bizneseve brenda këtij parku, apo ofrimin e lojërave me pagesë.

Në një deklaratë për mediat, Ditjon Baboçi tha se asnjë kafe, restorant apo subjekt tjetër privat nuk është parashikuar të jetë pjesë e këtij projekti. Ai thekson se hyrja në këtë projekt publik nuk do të jetë me pagesë por do të përdoret lirisht nga të gjithë qytetarët e interesuar.

Drejtori urbanistik i bashkisë tha se asnjë peme nuk do të preket, duke theksuar se mund të ndodhë vetëm zhvendosja e ndonjë peme për shkak të projektit, por jo eliminim i saj.

"Projekti është zhvilluar mbi bazën e gjendjes ekzistuese që asnjë pemë të mos pritet. Mund të zhvendoset një pemë nga një vend në tjetër, por nuk eliminohet , do mbillen edhe peme të tjera", - tha ai.

E vetmja hapësirë që ka sipërfaqe të fortë në këtë projekt, është pjesa ku do të ngrihet pista për të luajtur skateboard, ndërsa të gjithë hapësirat e tjera - tha Baboci- janë sipërfaqe bari, me drunj dhe rërë të imët. 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet