Kërkesat e vazhdueshme që i janë bërë presidencës së ekipit të Kukësit si dhe Bashkisë së këtij qyteti nga sportdashësit e shumtë që nuk kanë mundësi financiare për të përballuar çmimin e lartë të biletës të ndeshjeve, që do luhen në stadiumin “Zeqir Ymeri”,kanë detyruar dy institucionet që të marrin vendim për uljen e çmimit.
Nga 3 mijë lekë të vjetra që ishte çmimi i biletës, për sportdashësit që do uleshin në stadium tashmë vlera është 2 mijë lekë të vjetra, por rritje nga ana tjetër ka pësuar çmimi i biletës për të gjithë ata sportdashës që do ndjekin ndeshjet nga tribuna kryesore. Kryetari i Bashkisë Hasan Halialj shprehet se ky ndryshim, i shumëpritur prej sportdashësve, pritet të rrisë edhe numrin e atyre që do të mund të ndjekin nga afër ndeshjet që do luhen në këtë stadium nga ekipi i Kukësit, apo edhe ndeshjet që mund të zhvillohen nga ekipe të tjera.
Stadiumi i ri ka një kapacitet prej 5 mijë vendesh me ambientet e duhura për ekipet,arbitrat, gazetarët, parkimin, tualetet etj. Vlera totale e ndërtimit të stadiumit të ri “Zeqir Ymeri” në Kukës kap shifrën 93 milion lekë të rinj. Aktualisht ekipi i Kukësit pas gjashtë javëve të kategorisë superiore renditet në vendin pestë me 10 pikë.
(b.l/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com