Bashkia e Berati shpërndanë
ndihmat për familjet e përmbytura

Berat-Bashkia e Beratit shpërndan ndihmat e para për të përmbyturit. 20 familje rome marrin ndihma në ushqime dhe veshmbathje.

Bashkia në bashkëpunim me Degën e Kryqit të Kuq kanë shpërndarë nga një set me ushqime, shtretër, batanije dhe veshmbathje për banoret e Komunitetit rom, banesat e te cilëve u përfshinë nga vërshimi i lumit Osum.

Kryetari i bashkisë siguroi se kjo është vetëm ndihma e parë që jepet për këto familje, ndërkohë që për të përballuar situatat do të ketë ndihma të tjera gjatë javës.

Petrit Sinaj, tha se do te nis puna për kanalizimet e ujërave të larta në lagjen e romëve dhe rruga që është në gjendje të rëndë. Kreu i bashkisë tha se nesër përfundon pastrimi i të gjithë rrugëve te qytetit.

[gallery]25005[/gallery]

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Moti i Keq/ Bypass- Qafë Murrizi, Fushë Arrëz - Iballë e pakalueshme, Qafë Thanë - Librazh i vështirë për kamionët! Policia apelon për kujdes

Moti i Keq/ Bypass- Qafë Murrizi, Fushë Arrëz - Iballë e pakalueshme, Qafë Thanë - Librazh i vështirë për kamionët! Policia apelon për kujdes