Pothuajse si çdo herë që moti sjell reshje të dendura shiu, edhe kësaj radhe Durrësi u përmbyt në rrugët dhe zonat kryesore të saj.

Pavarësisht durimit të sosur nga ky problem që i shoqëron prej vitesh sa herë që moti përkeqësohet, banorët e Durrësit nuk kanë humbur kreativitetin për të ironizuar dhe kthyer në humor situatën.

Nëpërmjet Inteligjencës Artificiale, një skaf është ankoruar buzë trotuarit të përmbytur në një lagje të qytetit bregdetar, ndërkohë që përballë mjetit lundrues është një automjet i parkuar.

Durrësi 2026: Lagjia si port privat, rrugët si kanale, dhe skafi bëhet opsioni i parë për të dalë.