Bashkia Durrës zgjidh problemin me plehrat për qytetin, lë në harresë Ishmin! Mbeturinat një muaj pa pastruar (VIDEO)

Plehrat e hedhura rrugëve dhe kontejnerët e mbushur plot është panorama që të ofrohet në rrugët e Ishmit, një ndër njësitë më të mëdha administrative në Durrës me rreth 9 mijë banorë. Kontejnerët nuk janë pastruar prej një muaji, ndërsa qendra e fshatit kundërmon ere të rëndë.

Banorët ankohen për ndotjen alarmante, ndërsa shqetësimi i tyre ka rënë në vesh të shurdhët.

"Këto plehra kanë shumë kohë kështu, pastrohen rrallë", thotë një banor.

Ndërsa një tjetër ironizon se "Na kërkojnë të ruhemi nga korona, shiheni ku e keni këtu koronën".

Njësia administrative e Ishmit, e përbërë nga 9 fshatra është pjesë e Bashkisë së Durrësit.

Kriza e menaxhimit të mbetjeve preku edhe vete qytetin bregdetar rreth një muaj më parë. Bashkia e Durrësit arriti një marrëveshje provizore me inceneratorin e Sharrës për përpunimin e mbetjeve.

Por duket se bashkia është kujdesur vetëm për pastrimin e qytetit duke lënë të përmbytura nga plehrat fshatrat që janë në juridiksionin e saj.

1594221239_pleratishem1.jpg

Mbeturinat në Ishëm

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë