FIER - Policia Bashkiake në qytetin e Fierit vijon aksionin e saj për prishjen e kioskave pa leje ose shtesave të tyre të ndërtuara pa miratimin e këtij institucioni.
Sipas nënkryetarit të bashkisë, Florian Muçaj, ky aksion ka si qëllim lirimin e të gjitha trotuatreve të qytetit dhe monitorimin e tyre.
“Në rastet kur kioskat janë pa leje do të hiqen kurse ato kisoka që janë me leje duhet të përmbushin kriteret që kanë në planvendosjen e tyre. të gjithë tregtarët ambulantë do të largohen nga trotuaret dhe do të vendosen në tregje ose dyqane”, u shpreh Florian Muçaj
Kanë qenë fillimisht qytetarët fierak, ata të cilët kanë ngritur shqetësimin e bllokimit të trotuareve dhe hapësirave publike nga kioskat.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com