Kryetari i Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj, ka nderuar me Çertifikatën e Mirënjohjes z. Francesko Maria Amato, ekspert në fushën e filatelisë "Për botimin e katalogut të specializuar të pullave shqiptare të periudhës 1913 - 1944, nëpërmjet të cilit jep një kontribut të shquar të prezantimit të historisë së Shqipërisë dhe në mënyrë të vecantë për qytetin e Fierit".

Francesco Maria Amato,l indur në Sulmona (Italia), jeton në Anzio dhe Romë ku ka mbaruar studimet pranë Pontificia Università Lateranense të Vatikanit, ka ndjekur titullin akademik për Shkencat Fetare me specializim në Pedagogji - Didaktikë dhe Mastër Specializimi njëvjecar për Restaurimin, Mbrojtjen dhe Vlerësimin e trashëgimisë kulturore të Kishës. Eshte ekspert filatelik nga 1992 i Gjykatës Ushtarake dhe i Dhomës së Tregtisë në Romë, me disa tituj e vlerësime ndërkombëtare. /ATSH/