Bashkia e Kukësit mbulon me gjysmë burse 163 studentë

Bashkia e Kukësit do të trajtojë me gjysmë burse rreth 163 të rinj që ndjekin studimet pasuniversitare. Sipas përfaqësuesve të bashkisë, niveli i varfërisë së familjeve kuksiane e bën të domosdoshëm trajtimin me shumën modeste të 4 mijë lekëve në muaj për të rinjtë aplikues. “Është rënë dakord që përveç disa studentëve, apo një studenti që plotëson kushtet, i cili është në kushte të veçanta, i mbështetur me bursë të plotë, të tjerët do mbështeten me gjysmë burse”, tha Shkëlqim Dulla, përgjegjës i Seksionit të Arsimit pranë Bashkisë. Vlera e bursës nuk kalon kuotën e 4 mijë lekëve të reja në muaj.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Janar, 08:40

    A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Juventusi 'merr hak', mposht 2-0 Milanin dhe rigjen fitoren pas një muaji