Bashkia e Lezhës drejt falimentimit
vetëm 6% e qytetarëve paguajnë taksa

Bashkia e Lezhës drejt falimentimit<br />vetëm 6% e qytetarëve paguajnë taksa
LEZHË-Bashkia e Lezhës drejt falimentimit. Paaftësia e punonjësve të bashkisë për të mbledhur taksat e pastrimit dhe gjelbërimit ka vënë në vështirësi këtë institucion pasi prej kohësh qytetarët lezhian i shmangen taksës për shërbimet e mirëmbajtjes së qytetit.
 
Sipas Drejtorit, Ndue Lushi vetëm 6% e qytetarëve i paguajnë këto detyrime që janë të përcaktuara me ligj.

‘’Pagesa nga ana e qytetarëve për taksën e pastrimit, është në nivelin 6% dhe kjo na hap shumë probleme financiare si institucion vendos. Ne nuk prodhojmë para, ne vjelim taksat dhe kryejmë shërbimet. U bëj thirrje qytetarëvë, që për të kryer një shërbim duhet të paguhet edhe tarifa e kryerjes së këtij shërbimi’’,-u shpreh Lushi. 

Bashkia Lezhë po kalon një situatë mjaft të vështirë financiare kjo duke ju referuar edhe borxheve të mbartura prej vitesh, ndërkohë që as buxheti i vitit 2017-të nuk është miratuar ende, dhe ata që po i vuajnë këto pasoja janë qytetarët e Lezhës.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar