Bashkia e Lezhës nuk iu bind KQZ-së/ Frrokaj: Po zbatoj dekretin e presidentit

Shkresa dërguar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për lirimin e ambienteve ku janë vendosur KZAZ dhe heqjen e listave të zgjedhësve është bërë në zbatim të dekretit të presidentit për anullimin e zgjedhjeve vendore. Kështu është shprehur kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj.

"Unë nuk kam kërkuar lirimin e amabienteve por kam bërë një shkresë kur kërkoj zbatimin e dekretit të presidentit. Unë besoj se presidenti është në majë të shtetit. Unë do bëj çmos që dekreti i presidentit të zbatohet. Do kërkoj që ligjshmëria. Deklaratat e KQZ janë mbase pak pasionante të cilave do i përgjigjemi shkresësisht", u shpreh Frrokaj.

Ditën e djeshme bashkitë e drejtuara nga PD dhe LSI mes tyre edhe Bashkia e Lezhës i dërguan një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku kërkojnë që të lirohen hapësirat që janë përcaktuar për vendosjen e KZAZ-ve për zgjedhjet lokale, pas dekretit të Presidentit Meta për të anuluar 30 Qershorin.

Në një reagim, zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj, tha ditën e djeshme se këto janë veprime në shkeljë të Kodit Zgjedhor. Hoxhaj tha se KQZ vijon procesin për zgjedhjet dhe se është Kuvendi i Shqipërisë, që përmes rezolutës mbi aktin e Presidentit Meta i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të garantojë mbarëvajtjen dhe organizimin e zgjedhjeve vendore të datës 30 qershor 2019.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Manushi: 15/06/2019 17:01

    BRAVO Z FRAN SHUME SHPEJT PRESIDENTI DO DEKRETOJE POLICINE PRESIDENCIALE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja