Bashkia e Tiranës shprehu gjithashtu “keqardhjen e thellë që z. Rama zgjodhi sërish këtë të dielë për të vënë konfliktin politik mbi interesat e qytetarëve të Tiranës”. “Rruga e Elbasanit është një arterie e rëndësishme kombëtare – shpjegon komunikata - si porta kryesore hyrëse dhe dalëse për linden dhe juglindjen e vendit dhe një prej rrugëve urbane të Tiranës, që prej kohësh ndjen nevojën e zgjerimit për të akomoduar nevojat e komunitetit dhe banorëve të komunave fqinjë”.
Sipas Bashkisë, zgjerimi i kësaj rruge do të lehtësojë ndjeshëm trafikun, do të ulë koston e lëvizshmërisë dhe do të ndikojë në reduktimin e ndotjes.
Bashkia e Tiranës sqaron se “projekti i zgjerimit me 6 korsi i rrugës së Elbasanit parashikon mbjelljen e 480 pemëve decorative” ndërsa vetëm gjatë 9 muajve të fundit “në Park janë mbjellë 500 pemë të reja dhe do të mbillen edhe 3 mijë të tjera brenda vitit”.
(im/shqiptarja.com)