Bashkia e Tiranës aktivitete kundër
bullizmit, Paskali: Objektiv,të rinjtë

Në Ditën Ndërkombëtare të Bullizmit, Bashkia e Tiranës ka organizuar disa aktivitete sensibilizuese në shkollat e qytetit. Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali, ishte e pranishme në shkollën “Abdulla Keta”, ku kërkoi që fenomeni i bullizmit të mos tolerohet dhe anashkalohet nga mësuesit dhe të rinjtë.

Bashkia e Tiranës do të bashkëpunojë me të rinjtë edhe kundër këtij fenomeni. Të rinjtë janë natyrisht në qendër të punës sonë si bashki dhe komuniteti këtu është pjesë e bashkisë sonë të madhe. Qëllimet dhe objektivat tona janë që të rinjtë të kenë një përfshirje të madhe dhe të jenë pjesë e aktiviteteve tona”, u shpreh Paskali. Sipas saj, janë disa qendra kulturore që sot janë në shërbim të nxënësve për aktivitete, takime të ndryshme, shfaqje, koncerte. 

bashkia
 
Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, tha se përgjatë këtij viti do të synohet përfshirja e të rinjve të shkollave, për të bërë teatër, shfaqje, disa prej aktiviteteve të rëndësishme.

bashkia

“Një gjë tjetër shumë e rëndësishme që Bashkia e Tiranës po bën, do vijojë ta bëjë dhe është një punë vërtet e domosdoshme është sensibilizimi mbi problematikën e bullizmit apo problematika të tjera, pra ndërgjegjësimi i të rinjve dhe krijimi i një ambienti sa më të ngrohtë për të gjithë studentët”, tha Paskali.

bashkia

Fjala e Nënkryetares së Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, Emergjencat Civile: Makina me 3 persona bllokohet në Qafën e Murrizit! Ambulanca në vendngjarje

Moti i keq, Emergjencat Civile: Makina me 3 persona bllokohet në Qafën e Murrizit! Ambulanca në vendngjarje