Bashkia e Tiranës lehtëson
procedurat tatimore për bizneset

Bashkia e Tiranës lehtëson<br />procedurat tatimore për bizneset
TIRANE-Nga 1 janari 2017, Bashkia e Tiranës do të lehtësojë edhe më tej procedurat tatimore për 50 mijë bizneset që veprojnë në kryeqytet dhe njëkohësisht do të shkurtojë edhe afatet.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Ekonomik, Kryebashkiaku Veliaj  prezantoi sot disa nga masat lehtësuese. 

Ai theksoi se Tirana do të jetë një qytet i hapur për biznesin, dhe kjo është treguar edhe me vendimin e marrë pak kohë më parë për përjashtimin nga detyrimi për pagimin e taksave vendore për 3 muajt e parë nga bizneset e reja.

Kreu i Bashkisë u shpreh se viti 2017 do të shënojë një rritje të buxhetit, kjo falë mirëadministrimit të të ardhurave pa rritur asnjë taksë. 

Buxheti i ardhshëm do të jetë edhe më ambicioz. Kemi parashikuar që të rrisim me 10 për qind buxhetin. Në 100  kantiere sot, janë 10 mijë persona të punësuar. Besoj se edhe bashkia ka një rol aktiv. Ne do të shkojmë duke mos propozuar asnjë rritje taksash apo rritje tarife për biznesin dhe për familjarët. Do të shkojmë me rritje të buxhetit thjesht duke rritur bazën,  duke shpresuar që menaxhiimi i mirë do të na çojë në një qytet më të suksesshëm”, tha ai.

Më tej, Kryebashkiaku Veliaj sqaroi një për një lehtësitë për biznesin për vitin 2017, të cilat priten që t’i japin një tjetër ritëm rritjes ekonomike.

Bashkia e Tiranës pritet që t’u japë përgjigje pozitive gjashtë kërkesave të bizneseve, siç është lehtësimi i procedurave dhe shkurtimi i afatit për procedurën për pajisje me vërtetim për likujdim detyrimesh, procedurën e kërkesë/ankesë on-line.

Lehtësi do të ketë edhe për procedurën e verfikimit në terren, për procedurën e trajtimin të kërkesë-ankesave në aspektin juridik të bizneseve  si dhe për procedurën për rimbursimin e shumës së paguar tepër në llogari bankare. Për të përmirësuar klimën e biznesit, Bashkia e Tiranës do të lehtësojë edhe procedurën e regjistrimit të një biznesi të ri pranë DPTTV-së, duke përgjysmuar paralelisht edhe afatet e regjistrimit.

STANDARTIZIM DHE THJESHTIM I PROCEDURAVE TATIMORE LOKALE

Procedura për pajisje me vërtetim për likujdim detyrimesh (350 aplikime/muaj)

Ishte:

Dokumentacioni i kërkuar:

Kërkesë nga subjekti;

Kopje të kartës së identitetit të administratorit;

Certifikatë familjare të tre mujorit të fundit;

Vertetim i pageses se takses se prones;

Vertetim i pageses se takses se baneses.

Afati: 3 ditë

Bëhet:

Dokumentacioni i kërkuar:

Kërkesë nga subjekti;

Kopje të kartës së identitetit të administratorit. 

Afati: 1 ditë 

Procedura  për trajtimin e kërkesë-ankesave në aspektin juridik të bizneseve (30 aplikime/muaj)

Ishte:

Dokumentacioni i kërkuar:

Kërkesë/ankese nga subjekti;

Kopje të kartës së identitetit per administratoret e huaj;

Certifikatë familjare të tre mujorit të fundit;

Vertetim i pageses se takses se prones;

Vertetim i pageses se takses se baneses;

Ose vertetim qe nuk disponon banese.

Afati: 30 ditë

Bëhet:

Dokumentacioni i kërkuar:

Kërkesë/ankese nga subjekti;

Kopje të kartës së identitetit per administratoret e huaj ose Akt Perfaqesimi;

Formular vetedeklarimi per taksen e prones. 

Afati: 10 ditë 

Procedura e verfikimit në terren  (950 aplikime në muaj)

Ishte: Afati ligjor: 30 ditë

Bëhet: Afati i realizimit: 10 ditë

Hapa per t’u realizuar ne 2017:

A - Dixhitalizimi i Arshives që tashmë është sistemuar në DPTTV;

B - Informatizimi i proçesit të kërkesë/ankesave;

C – Pajisja me palmar për verifikim në kohë reale.

Procedura  për trajtimin e kërkesë-ankesave në aspektin juridik të bizneseve (30 aplikime/muaj)

Ishte:

Dokumentacioni i kërkuar:

Kërkesë/ankese nga subjekti;

Kopje të kartës së identitetit per administratoret e huaj;

Certifikatë familjare të tre mujorit të fundit;

Vertetim i pageses se takses se prones;

Vertetim i pageses se takses se baneses;

Ose vertetim qe nuk disponon banese.

Afati: 30 ditë

Bëhet:

Dokumentacioni i kërkuar:

Kërkesë/ankese nga subjekti;

Kopje të kartës së identitetit per administratoret e huaj ose Akt Perfaqesimi;

Formular vetedeklarimi per taksen e prones. 

Afati: 10 ditë 

Procedura  për rimbursim shume paguar tepër në llogari bankare (5 aplikime/muaj)

Ishte:

Dokumentacioni i kërkuar:

Kërkesë nga subjekti;

Flete-detyrimi;

Ekstrakt i QKB;

Fotokopje e kartes se identitetit;

Vertetim IBAN.

Bëhet:

Dokumentacioni i kërkuar:

Kërkesë nga subjekti;

Kopje të kartës së identitetit per administratoret e huaj ose Akt Perfaqesimi;

Vertetim IBAN.

Regjistrimi i një biznesi të ri pranë DPTTV-së (260 aplikime/muaj)

Ishte:

Dokumentacioni i kërkuar:

Fotokopje e NIPT;

Certifikate familjare e 3 muajve te fundit;

Ekstrakt i QKB;

Fotokopje e kartes se identitetit;

Kontrate qeraje dhe dokumenti i pronesise;

Vertetim i pageses se takses se baneses;

Ose vertetim qe nuk disponon banese.

 Afati: 30 dite

Bëhet:

Dokumentacioni i kërkuar:

Fotokopje të kartës së identitetit;

Kontrate qeraje dhe dokumenti i pronesise;

Formular vetedeklarimi per pagesen e takses se prones.

Afati: 15 dite

Veliaj: Nga kantieret e punes ne Tirane, 10 mije te punesuar
Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka bërë një rezyme të punëve në kryeqytet përgjatë vitit 2016.
Në fjalën e tij sot para Këshillit Ekonomik të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj u ndal tek punësimi, investimet, borxhi, taksat, pastrimi e shumë çështje të tjera, lajme të mira siç i quajti kryebashkiaku.

Punësimi
Sipas Veliaj, sot në kantierët e Bashkisë ka mbi 10 mijë të punësuar.
“Vetëm në punët e hapura në Tiranë janë mbi 10 mijë të punësuar që çojnë një rrogë në shtëpi dhe nuk rrinë me duar në xhepa tek ‘Partizani i Panjohur’.

Terminalet
Veliaj tha më tej se do të bëhen realitet edhe dy terminale të përhershme për autobusët që sipas tij kanë shkaktuar shumë trafik në Tiranë në të shkuarën.
“Sot kemi dy terminale të përkohshme, një te ish-dogana dhe një te Qyteti Studenti. Pork jo nuk mjafton, nga zgjidhja e përkohshme duhet të shkojmë në zgjidhje afatgjatë me dy terminale”, vijoi Veliaj.

Borxhi
“Borxhi është përgjysmuar ndaj kompanive dhe me këtë trend dua të bëj likuidim të plotë të borxhit dhe të futem në skedulim”, tha Veliaj lidhur me borxhin që la kryebashkiaku i kaluar ndaj kompanive nënkontraktore.

Taksat
“Nuk do të ketë rritje taksash, por nuk do të ketë tolerim ndaj atyre që u shmangen taksave”, tha Veliaj në këtë takim të Këshillit Ekonomik.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?