TIRANE- Bashkia e Tiranës akuzon qeverinë se po bllokon buxhetin dhe i bën thirrje të ndalë luftën politike pasi po u shkakton një dëm të pallogaritshëm banorëve të kryeqytetit.
“I bën thirrje Ramës t’i japë fund luftës politike dhe të ndalë dëmin e pallogaritshëm që kjo luftë u shkakton banorëve të kryeqytetit”, tha nënkryetari i bashkisë Enno Bozdo sot në një prononcim për median nga Bashkia e Tiranës.
“Bllokimi i buxhetit pamundëson financimin e shpronësimit dhe kostot lokale për veprat e mëdha publike të Tiranës, si bulevardi i ri, lumi i Tiranës, linjën e tramit Kombinat- Kinostudio, stacionin multimodal të pasagjerëve apo dhe projekti për zgjidhjen përfundimtare të mbledhjes dhe përpunimit të mbetjeve në Tiranë”, tha Bozdo.
“Në emër të Bashkisë së Tiranës, i bëj thirrje Edi Ramës t’i japë fund luftës politike me Bashkinë e Tiranës dhe të ndalë dëmin e pallogaritshëm që kjo luftë u shkakton interesave të qytetarëve të Tiranës, pa dallim bindjesh politike, theksoi në fjalën e tij, nënkryetari i Bashkisë.
Sipas tij, “me bllokimin e buxhetit është pamundësuar financimi i shpronësimit të tokës për varreza dhe projektit të rehabilitimit të tyre, financimin e të rinjve të Tiranës për të nisur biznesin e tyre dhe për të krijuar vende të reja pune, financimin e nxitjes së sipërmarrjes dhe punësimin e qytetarëve të Tiranës”.
“Bllokimi i buxhetit ka pamundësuar financimin e qendrave sociale, ku marrin mbështetje më shumë se 2300 qytetarë në nevojë, financimin e projekteve kulturore të Tiranës, mbështetjen për artistët e rinj, për piktorët, fotografët, muzikantët, mbështetjen për sportin dhe të gjitha veprimtaritë e shumta sportive që Bashkia organizon përgjatë një viti”, theksoi në fjalën e tij nënkryetari i Bashkisë së Tiranës.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com