Bashkia e Tiranës monitoron cilësinë
e ajrit, ndotja ulet me 10% në 1 javë
Masat e marra nga Bashkia e Tiranës kanë sjellë një ulje të nivelit të ndotjes krahasuar me një vit më parë, por situata vijon të mbetet problematike për shkak të numrit të lartë të automjeteve që qarkullojnë.
Masat e marra nga Bashkia e Tiranës kanë sjellë një ulje të nivelit të ndotjes krahasuar me një vit më parë, por situata vijon të mbetet problematike për shkak të numrit të lartë të automjeteve që qarkullojnë.
Nga matjet e bëra nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, në vitin 2016 ndotja në Tiranë u ul nga 78 µg/m³ në 2015, në 63 µg/m³.
Prej disa javësh, Bashkia e Tiranës po monitoron ndotjen e ajrit në ditë të zakonshme me trafik, por dhe në ditët e pushimit, kryesisht në fundjavë, në të cilat rezulton se ka një ulje të ndjeshme të nivelit të ndotjes, për shkak edhe të uljes së qarkullimit të automjeteve.
Kështu, krahasuar me një javë më parë, këtë javë ndotja e ajrit ka rënë me 10%; nga 63 µg/m³ në 59.38 µg/m³.
Sipas të dhënave të marra nga stacioni i lëvizshëm i pozicionuar pranë Bashkisë së Tiranës, rezulton se vetëm dy elementë kanë tejkalim të vlerave të monitoruara: më konkretisht, për treguesin e PM10 dhe për NO2, të dy ndotës që shkaktohen nga trafiku dhe shkarkimet e makinave, ndërsa gjithë parametrat e tjerë të monitoruar për këtë periudhë janë brenda normës së lejuar të BE.
Për PM10, vlera mesatare e monitoruar është 59.38 µg/m³ nga 40 µg/m³ që është norma vjetore e BE, pra kemi tejkalim të standardit vjetor të BE në masën 48.45 %.
Ndërsa, përsa i përket të dhënave ditore, vlera më e lartë e monitoruar është 125.59 µg/m³.
Ajo që bie në sy është se në ditët e javës ku numri i automjeteve që qarkullojnë në rrugët e kryeqytetit është më i lartë, edhe niveli i ndotjes rritet, ndërsa në fundjavë këto norma ulen ndjeshëm.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vazhdimisht u ka bërë apel qytetarëve që të kufizojnë përdorimin e automjeteve, ndërsa ka nisur projektin për ndërtimin e 10 km korsi të dedikuara për biçikletat, një mundësi kjo për të ulur më tej ndotjen në kryeqytet.
(Niveli i ndotjes në Tiranë në ditët me më pak makina)Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?
-
Po
73.8%
-
Jo
19.1%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 1511
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pas dhëndrit, SPAK lëshon urdhër arrest edhe për kunatin e vajzës së ish-deputetit Arben Ndoka
18 Maj, 17:51
-
Biden dhe Trump qëndrime të forta lidhur me tarifat mbi mallrat kineze
18 Maj, 17:47
-
U fut për t'u larë, 25 vjeçari polak rrezikon mbytjen te Liqeni i Tiranës
18 Maj, 17:12
-
Hodhi në erë automjetin e Preng Gjinit në 2020-ën, nipi i Kastriot Reçit informohej nga shefi i narkotikëve në Lezhë
18 Maj, 16:58
-
Zyrtare/ FK Ballkani kampion i Kosovës për herë të tretë radhazi, Ilir Daja shkruan historinë në futboll
18 Maj, 16:58
-
Ushqimet që përmirësojnë shëndetin e trurit
18 Maj, 16:57
-
SPAK 'zbërthen' aleancat e grupeve kriminale/ Durim Bami u lidh me Leonard Dukën me qëllim vrasjen e Ervis Martinajt dhe ish-deputetit të PS-së
18 Maj, 16:55
-
Dita e muzeve, ekspozohen xhubletat e rralla në Shkodër! Trashëgimia e ruajtur me fanatizëm nga nënat tek vajzat
18 Maj, 16:33
-
VIDEO/ Supergol në ndeshjen e lamtumirës, Marco Reus shënon në sfidën e fundit me Dortmund në Bundesligë
18 Maj, 16:31
-
SPAK 'zbërthen' planin/ Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka kërkonin vrasjen e Durim Bamit, në ndihmë iu shkoi dhe Shullazi nga paraburgimi
18 Maj, 16:30
-
Tradita vazhdon! Festivali Folklorik "Sofra Konispolate" mbahet në Konispol dhe mbledh dhjetëra artistë
18 Maj, 16:25
-
Përdorën avion për të transportuar ilegalisht emigrantë në Essex nga Franca, dënohen me 5 vite e 2 muaj burg shqiptarët në Britani
18 Maj, 16:17