Një investim i rëndësishëm ka nisur nga Bashkia e Tiranës në zonën e Kasharit që do të lehtësojë lëvizjen e mijëra banorëve të cilët jetojnë në këtë zonë që është populluar së tepërmi vitet e fundit.
Favorizuar edhe nga koha e mirë, mjetet e Bashkisë po vijojnë punët me ritme të shpejta për ndërtimin e rrugëve “Migjeni” dhe “Kadri Roshi” në Njësinë Administrative Kashar.
Aktualisht po kryhen punimet nëntokësore duke ndërtuar tërësisht nga e para një rrjet të ri për ujësjellës kanalizimesh i projektuar edhe për vitet e ardhshme, ndërkohë që puna po vazhdon dhe për nënshtresat.
Ndërtimi i kësaj rruge parashikon lëvizjen me disa korsi, si dhe pajisjen në të dy anët e saj me trotuare për këmbësorët, sinjalistikë dhe ndriçim modern si dhe gjelbërimin.
Tashmë mbetet vetëm çështje kohe deri në përfundimin e punimeve duke bërë realitet një dëshirë të banorëve të kësaj zone që tashmë do të kenë një rrugë me të gjitha standardet e nevojshme.
deri tek rruga besim alla nuk vazhdon me tej
PërgjigjuBravo bashkia. Kjo rruge na e lehteson jeten. Cdo dite ngelemi nga 2 ore ne trafik per te dale ne rruge te kombinantit. Mos u mjaftoni duhet edhe me shume.
Përgjigju