Bashkia e Tiranës nis punën për ndërtimin e një tjetër këndi lojërash te ish-Ekspozita

Bashkia e Tiranës nis punën për ndërtimin e një tjetër këndi lojërash te ish-Ekspozita

Punimet per ndertimin e kendit te lojerave

Krahas punës për përmirësimin e infrastrukturës në Njësinë Nr.10, Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për Minikëndin e Lojërave te Rr. ''Vangjush Furxhi'', pas ish-ekspozitës ''Shqipëria Sot''.

Deri dje e mbuluar nga shkurret dhe e zaptuar me gardhe, kjo hapësirë ka nisur tashmë të lirohet duke u bërë gati që të mikpresë jo vetëm fëmijët, por edhe gjithë komunitetin përreth, njofton bashkia e Tiranës.

Këndi do të pajiset me module të ndryshme lojërash për fëmijët, stola dhe kosha të rinj si dhe do të bëhet i gjithë gjelbërimi  për t'i dhënë një pamje komplet të ndryshuar kësaj hapësire mes pallateve te Nj. Adm. Nr. 10!

Një nga nismat e para të ndërmarra tre vjet më parë nga administrata e re e Bashkisë ka qenë rikthimi i hapësirave çlodhëse dhe të argëtimit në çdo lagje të Tiranës.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andi: 10/11/2018 15:29

    1 bravo te madhe per ty lali ne cdo bllok pallatesh po ben nga 1 keng lojtash .

    Përgjigju
  • Mirela: 10/11/2018 15:17

    Te behet unaza se zhvillohet qyteti . 10 familje sdo mbajn peng qytetin .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së për Report Tv: Në 4 vite, Kurti bleu 582 milionw € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së për Report Tv: Në 4 vite, Kurti bleu 582 milionw € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'