Pas digjitalizimit të shumë prej shërbimeve, në kryeqytet ka nisur puna për vendosjen e impianteve fotovoltaike nëpër shkolla.
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka publikuar fotot nga shkolla “Bajram Curri”, që është 1 nga 6 shkollat e Tiranës ku ka nisur puna për vendosjen e impiantit fotovoltaik.
“Falë “Sunny School” rrisim pavarësinë energjike të shkollave duke fuqizuar përpjekjet kundër ndryshimeve klimaterike”, shkruan Veliaj në rrjete sociale.
Komento
Ide e shkelqyer,duhet perhapur ne te gjithe shkollat e vendit dhe ne cdo ndertese.Ne kohen tone nuk kishim ngrohje ne shkolla.Ne 8-vjecare vetem nje klase kishte nje sobe dhe dhoma e mesuesve,ne UT gjithashtu nuk kishim ngrohje,por me keq ishim ne gjimnaz te P.N.Luarasi jo qe nuk kishim ngrohje,por klasa ku studionim dituri makine nuk kishte as xhama.Tre dritare gjigande me pamje nga Dajti,komplet pa xhama.Ne dimer ishte sikur futeshe ne frigorifer e kur uleshe ne stola ishte njelloj sikur uleshe mbi akull.Ajo ishte klasa me e keqe,se tek te tjerat,ngrohje s'kishim,por dhe xhamat e thyer i zevendesonin me shpesh,kurse te dhoma e mesuesve te zihej fryma nga nxehtesia se kishin sobe.Energjia diellore ka per te permiresuar kushtet 100 % per energji e ngrohje.
Përgjigju