Amfiteatri i Tiranës ka nisur përgatitjen e kalendarit të ri artistik për sezonin mars-nëntor 2019 me aktivitete edukuese, promovuese, konferenca, diplomime etj.
Bashkia e Tiranës ka bërë me dije se të gjithë të interesuarit do të duhet të aplikojnë më parë për rezervimin e skenës në linkun: http://aprtirana.al/rezervo-amfiteatrin-e-tiranes/ ose duke dërguar email në adresën: [email protected]
Amfiteatri i Tiranës, i ndërtuar nga Bashkia e Tiranës në maj 2018, është arena më e madhe e kryeqytetit me një kapacitet prej 1334 vendesh. I pajisur me një skenë të mbuluar e me ndriçim të përshtatshëm, mirëpret publikun me koncerte, festivale, teatër, shfaqje të cirkut e kinema verore në të katër stinët, duke e shndërruar këtë pjesë të Tiranës në një pikë të rëndësishme kulturore e argëtimi për qytetarët.