Për të gjithë banorët e qytetit të Tiranës, në javën europiane të lëvizshmërisë, vjen një lajm i mirë për cilësinë e ajrit.
Nga të dhënat e kryera nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit në tre stacione të ndryshme të kryeqytetit, rezulton se ndotja e ajrit është ulur me 15% krahasuar me vitin 2015.
Mbi përmirësimin e cilësisë së ajrit kanë ndikuar një sërë faktorësh që kanë të bëjnë me politika të ndërmarra nga ana e Bashkisë së Tiranës.
Mënyra e pastrimit të qytetit, ndryshimi i metodave të larjes së rrugëve, organizimi i Ditëve pa Makina, ndalimi i hyrjes së mjeteve të transportit interurban, inkurajimi i qytetarëve për të përdorur transportin publik dhe rritja e përdorimit të biçikleta, janë disa nga arsyet e uljes së ndotjes të ajrit.
Në vitin 2016, për periudhën Janar – Qershor rezulton se në zonën e ATSH-së ka nivel të ndotjes 64.15 PM19, në krahasim me nivelin 73.82 PM10 për të njëjtën periudhë të vitit më parë. Edhe te stacioni i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit rezulton se për vitin 2016 niveli i ndotjes është 61.79 PM10 në krahasim me 70.23 PM10 që ishte në vitin 2015.
Si rezultat i punës së kryer nga Bashkia Tirane mbi rregullimin e rrugëve dhe shtimin e pemëve është reflektuar në përmirësim të vlerave të monitorimit të PM10 (ne masën prej 15%). PM 10 i referohet grimcave me madhësi nën 10 mikron dhe emetohet direkt në atmosfere nga shumë burime antropogjenike si shkarkimet e automjeteve, ndërtimet, infrastruktura e rrugëve.

(Stacionet e monitorimit nga Bashkia e Tiranës)
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com