Bashkia e Tiranës, vetëm 1 milionë
lekë fond emergjence

Bashkia e Tiranës, vetëm 1 milionë<br />lekë fond emergjence
TIRANË - Bashkia e Tiranës ka vetëm 1 milionë lekë të reja fond për të përballuar emergjencat për vitin 2013. Gjysma e këtij fondi, i cili ka qenë në total 2 milionë lekë , është lëvruar për familjet e përmbytura nga Lumi i Tiranës . 
Këshilltarët e majtë, në këshillin bashkiak e kanë quajtur të turpshme këtë shumë që bashkia e Tiranës ka menduar të përballojë emergjencat e kryeqytetit .
 
"Është një shifër qesharake e pranuat dhe vetë dhe thatë që kaq kemi gjysmën e fondit të emergjencave edhe që sjell në pah një mangësi të madhe logjike ose ekonomike ku ju keni parashikuar në buxhetin tuaj euforik në gjuhën ekonomike apo elektorale apo gjuhën politike. Kaq pak para kur dihet që kjo ishte dita e parë me shi në Tiranë. Akoma jemi në një verë të vonë, sapo ka filluar dhe në qoftë se gjysma e këtij fondi qesharakë, 14.5 euro për familje matematikisht është shumë e vogël. Kështu që kjo tregon edhe njëherë që projektimi juaj në buxhet nuk është fare serioz, nuk është i logjikashëm, nuk është ekonomik". - ka thënë këshilltari i majtë, Ervin Bushati.

Por kryetari i bashkisë Lulzim Basha, ka deklaruar se është ministria e brendshme ajo që zgjidh emergjencat e mëdha, ndërsa bashkia mbulon vetëm nevojat e vogla.

"Prap së prap këto janë mundësitë e pushtetit vendor dhe për këtë aryse shteti shqiptar ka parashikuar me ligj se cila organikë shtëtrore si më buxhet të shtetit drejtorinë e emergjencave civile, Ministrinë e Brendshme". - tha Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.

Me shirat e parë që ranë në Tiranë, u përmbytën 600 familje, ndërsa presim të futemi në stinën e shirave, bashkia e Tiranës ka vetëm 1 mln lekë për të përballuar çdo lloj emergjence

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia