Bashkia e Tiranës vishet me ngjyrat e flamurit amerikan në shenjë solidarizimi, Yuri Kim falenderon Veliajn

Bashkia e Tiranës vishet me ngjyrat e flamurit amerikan në shenjë solidarizimi, Yuri Kim falenderon Veliajn

Foto nga Bashkia e Tiranes

Bashkia e Tiranës është veshur me ngjyrat e flamurit amerikan në shenjë solidarizimi sepse është vendi me numrin më të madh të të infektuarve në të gjithë botën.

Yjet e Shiritat e SHBA tek Fasada e Bashkisë Tiranë.

Shume prej nesh kanë jetuar e studiuar në SHBA,  kanë miq dhe njerëz të familjes atje.

Na dhemb në zemër kur shohim numrat në rritje të të prekurve nga koronavirusi dhe përpjekjen e jashtëzakonshme të miqve tanë amerikanë, në luftën ndaj COVID-19, si vendi më i prekur në botë sot nga kjo flamë.

Do ta fitojmë edhe këtë betejë! Forca”, ka shkruar Veliaj.

Gjithashtu këtë gjest të Veliajt e ka falenderuar ambasadorja Yuri Kim, duke theksuar se pandeminë do ta kapërcejmë së bashku.

“Faleminderit kryetarit te Bashkisë, Erion Veliaj dhe  të gjithë shqiptarëve për miqësinë dhe solidaritetin tuaj. Do ta kapërcejmë këtë së bashku! “, ka shkruar Kim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • turi: 09/04/2020 14:50

    Vendosni dhe flamurin kinez,,,,qe te na sjellin ca ndihma...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona