VLORE- Bashkia e Vlorës e nis luftën kundër ndërtimeve pa leje nga kioskat e gazetave. Institucioni i bashkisë po sulmon kioskat e gazetave me sipërfaqe jo më shumë se 4 metra katrorë, në vend të pallateve luksoze e shumëkatëshe, duke vënë në shënjestër kioskat e shpërndarjes së shtypit pa gjetur alternative të tjera, për mënyrën se si do shpërndahet shtypi i përditshëm në qytet.
Alarmi është dhënë nga gazetashitësit e qytetit të Vlorës, të cilët ankohen se kanë marrë një njoftim nga inspektorati i bashkisë për largimin e kioskave të tyre, në kushtet kur ata janë taksapagues të rregullt, dhe duke qenë se aktiviteti i tyre ka nisur me lejen dhe firmën e vetë bashkisë.
“Ka ardhur shkresa për prishjen e kioskës, jemi me leje nga bashkia dhe kemi kasë fiskale. Kemi paguar detyrimet dhe sigurimet. Shkresa urdhëron të heqim kioskën se qenkemi pa leje. Jemi ndër gazetashitësit e parë të aprovuar nga bashkia, kemi 17 vjet që me këtë kioskë mbajmë familjen. Bashkia të na gjejë një vend tjetër ku të shesim, po na thonë që do hapin vende pune, por deri tani po mbyllin vende pune”, u shpreh një gazetashitës.
Ndërsa një tjetër shprehet se “Ky vendim është i padrejtë, shumë familje ushqehen me këto kioska. Na është komunikuar një urdhër që do nisë aksioni për prishjen e kioskave, jemi taksapagues të rregullt, me leje nga bashkia. Do mblidhemi prapë te zyra e Ramës, po na prishen vendet e punës”.
Disa ditë më parë pronarët e kioskave u ngritën në protestë dhe shqetësimin e tyre e depozituan në zyrën e deputetit për qarkun e Vlorës, Edi Rama, me shpresën për të gjetur një zgjidhje, para se aksioni i largimit të kioskave të tregtimit të gazetave, të rrezikonte të linte të painformuar me shtypin e ditës qytetarët e një prej kryeqendrave të turizmit shqiptar.
Redaksia Online
(s.f/e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
33.4%
-
Jo
62.5%
-
Deri diku
4.1%
Vota total: 368
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Spiropali: Frymëzohemi ta çojmë flamurin e Kastriotëve në BE dhe të bëhemi yll i shtuar në flamurin e familjes Europiane
28 Nëntor, 12:25
-
Parada e shqiptarëve në Tiranë/ Kryetari i shoqatës ‘Vatra’ në Turqi: Jemi 100% shqiptarë
28 Nëntor, 12:20
-
112 vite Pavarësi, flamujt kuqezi valëviten kudo, festime në të gjithë Shqipërinë
28 Nëntor, 12:18
-
Izraeli: Armëpushimi me Hezbollahun është dhunuar! Goditen tre qytete në juglindjen e Libanit
28 Nëntor, 12:16
-
Itali/ Gjendet i vdekur me plumb në kokë krahu i djathtë i ‘Zotit të drogës’ Elvis Demçe! ‘Chiapa’ ishte mik i shqiptarit, ja çfarë dyshohet
28 Nëntor, 12:15
-
Vrasja e Martin Canit/ Policia: Mos hidhni më dyshime të pabaza, s’ka autor të dytë! Po synohet nxitja e pasigurisë te qytetarët
28 Nëntor, 12:12
-
112 vite Pavarësi/ Parada e shqiptarëve në Tiranë
28 Nëntor, 12:10
-
112-vjetori i Pavarësisë, Berisha: Gëzuar festën e festave! 'Pashiqi i Tiranës' komploton ditë e natë me Beogradin kundër Kosovës
28 Nëntor, 12:03
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Kryebashkiaku i Nju Jorkut uron shqiptarët: Do jemi gjithmonë krah njëri-tjetrit! Djali më thotë do jetoj në Shqipëri
28 Nëntor, 11:59
-
Ndeshja delikate në Ballsh, Thomas Brdaric: Na duhet disiplinë, Vllaznia luan për tri pikë! Kemi mungesa
28 Nëntor, 11:55
-
Harapash i Labërisë me mish dhe mëlçi qengji nga zonja Albana
28 Nëntor, 11:54
-
Vrasja e Klaudio Prendit, dosja i kalon SPAK-ut, autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal
28 Nëntor, 11:50