Bashkia Elbasan, Sejdini 
i PS fiton mandatin e tretë

TIRANE- Kreu i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini ka fituar mandatin e tretë në këtë post përballe Ardjan Turkut, ish-deputetit të Partisë Demokratike, i cili la mandatin 50 ditë para datës së votimeve. Beteja për bashkinë e Elbasanit ka përballë dy personalitete dhe figura të njohura në këtë qytet, të cilët e kanë drejtuar edhe më parë këtë bashki. Sejdini arriti një rezultat të thellë, duke grumbulluar 60% të votave, ndërkohë që Turku 39.74%. Pas numërimit, rezultoi se 43.958 votues u shprehën në favor të Sejdinit, ndërkohë që për Turkun, votuan 28.987 persona. Numri i votuesve të regjistruar 158.751, ndërsa numri total i qendrave të votimit 232. Pjesëmarrja në zgjedhje për këtë qytet ishte 47.4%.

Sejdini
Qazim Sejdini është kryetari i 22-të i Bashkisë së Elbasanit. Ai u zgjodh në mars të vitit 2007 dhe bëri betimin në Maj të po atij viti. Lindi në Elbasan në 12 shkurt të 1951. Ndoqi shkollën e mesme Jeronim De Rada dhe vazhdoi edukimin e tij të lartë në Universitetin Luigj Gurakuqi të Shkodrës, nga 1968-1970, në degën e Edukimit Fizik. Nga 1973-1978 vazhdoi studimet e larta në Universitetin Aleksandër Xhuvani të Elbasanit, në degën Histori-Gjeografi. Në vitet 1983-1987, ai ndoqi studimet në Institutin e edukimit fizik Vojo Kushi në Tiranë.

Në 1970 Sejdini kreu shërbimin ushtarak, më pas në 1973 ai punoi si mësues historie, gjeografie dhe edukimi fizik në shkollën 9-vjeçare të Labinot Mal-it. Më pas në vitin 1974, ai u bë instruktori i Komitetit të Rinisë në Elbasan. Në vitet 1983-1992 ai punoi në Sport Klub Elbasani, fillimisht si Inspektor i lojrave me dorë e më pas ai zuri vendin e Shefit të Klubit të Sportit te Elbasanit. Në 1995 Sejdini u zgjodh President i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Elbasanit. Një vit më vonë ai u zgjodh President i Shoqatës së Doganierëve të Shqipërisë dhe nga maji i 2002 deri në maj 2004 ai ishte President i Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

Turku
Kandidati i Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj për bashkinë e Elbasanit, Ardian Turku është diplomuar për Fizikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës në vitin 1979. Në vitet 1982-1983 është specializuar për pedagogji dhe psikologji. Nga viti 1992 deri në vitin 1997 ka dhënë mësim si pedagog në Departamentin e Psikologjisë dhe Edukimit në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" Elbasan. Në vitin 1997 merr titullin Doktor i Shkencave.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 Qershor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës