Prej vitesh lagjja e re e qytetit të Kukësit nuk ka njohur asnjë investim.
Infrastruktura rrugore dhe amortizimi i rrjetit elektrik janë problemet kryesore që rendisin banorët, ndërsa me ardhjen e dimrit rrezikojnë të izolohen.
"Rruga është katastrofe, dimrit bllokohet totalisht. Ndriçim padyshim që s'ka fare. Janë 300-400 shtëpi në këtë gjendje, prej vitesh", tha një banor.
"Asfalt s'ka fare, rrugët janë ngushtuar, janë gjithë gropa. Mungon gjithçka këtu", shprehet një tjetër banor i kësaj lagjeje, ndërsa akuzon se zyrtarët vendorë e qendror duken vetëm për fushatë.
Pirgje me mbeturina shfaqen kudo në lagjen e re të Kukësit, ku mungojnë kontejnerët.
Një situatë e tillë paraqitet dhe pranë shkollës e kopshtit të fëmijëve.
Rruga problematike te 'Lagjia e re' në Kukes