Bashkia e Tiranës reagoi sot ndaj bllokimit nga Policia e Shtetit të një semafori në rrugën "Asim Vokshi", në afërsi të shkollës "Harry Fultz". Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, në një prononcim për mediat e quajti 'të paligjshëm' këtë vendim të Policisë, qe sipas tij, po zbaton një urdhër politik të kryeministrit.
Sipas tij, qytetarët kërkojnë hapjen e vendeve të reja të punës në Tiranë, por kjo nuk mund të mundësohet duke bllokuar projektet e bashkisë. "Projekti i tramit, projekti i bulevardit, ai i terminalit multimodal etj, janë projekte që mund të kontribuojnë për qytetin e Tiranës me hapjen e mijëra vende të reja pune, por axhenda politike e kryeministrit i ka bllokuar të gjitha këto", tha nënkryetari Bozdo./ATSH/
/Shqiptarja.com