FIER - Bashkia Kavajë ka dhuruar sot ndihma të konsiderueshme për familjet që pësuan dëmtime nga vërshimet e ujërave në fillim të këtij muaji në Fier. Në mesditën e sotme një mjet i tonazhit të rëndë ka dërguar, rreth 200 dëngje me bar të thatë.

Ushqimi për bagëtitë është dorëzuar në shtabin e emergjencës në komunën Dërmenas dhe më pas iu është dorëzuar fermerëve. Sipas përfaqësueses së kësaj bashkie Megi Katroshi ndihma është mbledhur nën kujdesin e kryebashkiakut kavajas dhe është pjesë e nismës Shqipëria Solidare.

Në zonat e përmbytura gjatë gjithë këtyre ditëve janë dërguar tonelata me ndihma nga rrethe të ndryshme, bashki, apo edhe fermerë të zonave të ndryshme të Shqipërisë, por edhe Kosovës Malit të Zi e Maqedonisë.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)