TIRANE- Bashkia e Tiranës ka shpallur sot konkursin për realizimin e monumentit kushtuar viktimave të komunizmit. Sipas Bashkisë, përzgjedhja e fituesit do të bëhet pas një konkurrimi në disa faza. Në fazën e parë do të përzgjidhet punimi i bocetit më të mirë. Sipas njoftimit të Bashkisë së Tiranaës pjesëmarrësit në konkurs duke filluar nga sot kanë tre muaj kohë në dispozicion për dorëzimin e bocetit, i cili duhet të jetë jo më i vogël se 25 cm dhe jo më i madh se 50 cm (material variabël).
“Së shpejti, Tirana do të ketë monumentin kushtuar viktimave të komunizmit. Për këtë qëllim, Bashkia e Tiranës ka shpallur konkursin për realizimin e monumentit kushtuar viktimave të komunizmit.
Në fazën e parë të këtij konkursi do të përzgjidhet punimi i bocetit më të mirë, duke vlerësuar punën artistike si dhe impaktin visual në raport me evidentimin e këtij fenomeni që damkosi për disa dekada me radhë realitetin dhe historinë e shoqërisë shqiptare. Artistët pjesëmarrës duhet të paraqesin bocetin, së bashku me CV e tyre profesionale”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Tiranës.
Ndërkaq, të gjithë artistët pjesëmarrës në konkurrim duhet të paraqesin bocetin për “Monumenti për viktimat e komunizmit”, pranë drejtorisë së Artit dhe Kulturës në Bashkinë e Tiranës.
Përkujtimi i viktimave të Komunizmit, Rama: Kush harron të shkuarën, i dënuar ta përsërisë
Sot shënohet edhe Dita Europiane e Përkujtimit të viktimave të komunizmit e nazizmit. Edhe kryeministri Edi Rama ka shkruar në faqen e tij në rrjetin social “Twitter” lidhur me këtë ditë.
“Kush harron të shkuarën është i dënuar ta përsërisë atë”, shkruan kreu i qeverisë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

#BlackRibbonDay Dita Europiane e Perkujtimit te viktimave te komunizmit e nazizmit - kush harron te shkuaren eshte i denuar ta perserise ate
— Edi Rama (@ediramaal) August 23, 2014
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)