Bashkia Korçë: Rikthejmë kullën e
sahatit dhe rrugicat karakteristike

Bashkia Korçë: Rikthejmë kullën e<br />sahatit dhe rrugicat karakteristike
Vlerat e humbura ndër vite po i rikthehen ditë pas dite qytetit të Korçës. Kulla e sahatit, një prej elementeve në të veçantë të këtij qyteti që ka ekzistuar deri gjysmë shekulli më parë është në prag të rikthimit falë punimeve që do të bëhen për rimodelimin e sheshit të xhamisë së “Iljaz Bej Mirahorit”. Banorët e zonës duke treguar se ky element i qytetit ka qenë mjaft i rëndësishëm nuk lënë pa përmendur edhe gjendjen aktuale të sheshit e cila është tejet e degraduar.

Bashkia e Korcës pas punimeve në Pazarin e vjetër ka planifikuar që rikonstruksioni i kësaj pjese të sjellë imazhin e plotë të një ansambli harmonik me vlera kulturore, historike dhe turistike.

Projekti i sheshit para xhamisë "Iljaz Bej Mirahori" përfshin sistemimin e të gjithë hapësirës të sheshit, lidhjen e rrugës Floresha Myteveli me rrugën Ajet Gjindolli për të liruar trafikun e automjeteve në pjesën rreth xhamisë, krijimin e një vendparkimi për makinat, ndërtimin e një lulishteje, heqjen e rrethrrotullimit dhe shtrimin e sheshit para xhamisë, përfundimin e rrugicave të pazarit si edhe ndërtimin e Kullës historike të Sahatit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot