Bashkia Lezhë do të falë të gjitha detyrimet a prapambetura të tarifës së shërbimeve publike të para vitit 2024 për të gjitha bizneset, familjaret dhe institucionet të cilat do të paguajnë taksat e tjera vendore për periudhën e kaluar dhe të këtij viti.
Kjo lehtësire fiskale u miratua me shumicë votash nga Këshilli Bashkiak, duke ju dhënë mundësi debitorëve që të veprojnë deri në fund të këtij viti. Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu, thotë se borxhet kryesisht të biznesit ndaj kësaj njësie vendore janë të mëdha dhe nëse nuk do të ketë reflektim do të kërkojnë dhe ndihmën e krimit ekonomik dhe strukturave të tjera tatimore për të vjelur detyrimet.
Këto lehtësira fiskale të cilat janë aplikuar edhe gjatë viteve të shkuara vinë si një mënyre për të vjelur taksat vendore dhe tarifat vendore, ku strukturat e bashkisë pritet të dalin në terren për të informuar debitorët në mënyre që ata të përfitojnë dhe të veprojnë deri në fund të këtij viti.
Po ato qe kane qene te rregullt dhe kane paguar me vite... apo si perhere rrofte hajduti
Përgjigju