Bashkia ‘ndez’ Tiranën, surpriza të shumta në festimet e “Natës së Bardhë”

Bashkia ‘ndez’ Tiranën, surpriza të shumta në festimet e “Natës së Bardhë”

Festimet e Natës së Bardhë

“Nata e Bardhë” vjen plot surpriza, edhe këtë vit. Bashkia Tiranë ka menduar që edhe këtë vit për Festën e Çlirimit të vendit, më 29 Nëntor, të organizojë një sërë aktivitetesh festive ku në thelb të festimeve të jetë historia e luftës kundër nazifashistëve. Më pas festa do të kurorëzohet me një mbrëmje në sheshin “Skënderbej” me rastin e “Natës së Bardhë”. Edhe Bunk’Art2 do të jetë i hapur gjatë gjithë natës me rastin e 'Natës së Bardhë'.

Gjithçka është konceptuar si një festë 24-orëshe, për t’u mbyllur me spektaklin në sheshin “Skënderbej” nën ritmin e muzikës. Përveç divës së muzikës shqiptare Aurela Gaçe, në skenë do ngjitet edhe Melissa Magnaneli, këngëtarja e talentuar dhe me zë brilant që përfaqësoi Shqipërinë në festivalin ndërkombëtar, Sanremo Junior 2012. Në skenë do ngjiten edhe këngëtarët Krenar Seiti, Xheisara etj.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë