Bashkia nis restaurimin e Piramidës  
 Veliaj: Tirana me 10 çezma publike

Bashkia nis restaurimin e Piramidës  <br /> Veliaj: Tirana me 10 çezma publike
TIRANË -  Piramida ka ndryshuar fytyrë. Objekti i trashëguar nga komunizmi në kryeqytet, ekzistenca e së cilit, ka hapur debat mes politikës dhe arkitektëve, e që kohët e fundit ishte vandalizuar nga hajdutët e mermerit, po restaurohet.

Bashkia e Tiranës ka nisur punën restaurimin provizor të Piramidës dhe parkut përreth saj. Në një postim në rrjetin social “Tëitter”, kryebashkiaku i kryeqytetit Erion Veliaj, njoftoi nisjen e punimeve  në objektin ku deri më parë ishte vendosur Qendra Ndërkombëtare e Kulturës dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për ta ruajtur.
 
Nisën riparimet provizore tek Piramida e parku përreth. Ju lutem raportoni vandalizmin”, shkruan Veliaj.

piramida

Një tjetër nismë e prezantuar këtë të martë nga kryebashkiaku i Tiranës është edhe vendosja e 10 çezmave publike me ujë të pijshëm në zonat më të mbipopulluara të kryeqytetit.

“Pas tualeteve portative në pikat kyç të qendrës, brenda muajit dhe 10 pika publike estetike për ujin e pijshëm në Tiranë”, shkruan Veliaj në rrjetin social Twitter.
 
Me marrjen e detyrës së Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Veliaj ka nisur një sërë aksionesh të fokusuar në hapësirat publike siç ishin fillimi i restaurimit të Monumentit të Pavarësisë, nisjen e aksionit të pastrimit, riparimin e trotuarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” apo pastrimin e lumit të Lanës.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konfrom ligjit! 3 policë ende të Trauma

Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konfrom ligjit! 3 policë ende të Trauma