Bashkia nuk shpërndan pagesën 
e invaliditetit, protestë në Kamëz

Bashkia nuk shpërndan pagesën <br />e invaliditetit, protestë në Kamëz
Mbi 800 familje në bashkinë e kamzës në njësinë administrative në Paskuqan, kanë protesuar para institucionit, pasi nuk kanë marrë pagesën e invaliditetit. Kanë që në datën 8 mars që nuk munden dot të tërheqin pagesat e invaliditetit, dhe çdo ditë që ka kaluar janë përcjellë nga njëri instutcion në tjetrin.

Arsyeja se pse iu është hequr kjo pagesë ka qenë edhe mos pagimi i taksave në njësinë bashkiake të Kamzës. Por paradoksi qëndrion në fakt që ligji përjashton nga çdo detyrim invalidët, çka e bën të jashëtligjshme mosdhënien e pagesave.
 
Familjarët dhe kudjestarët e personave me aftësi të kufizuar kanë trokitur derë më derë ëpr të marrë përgjigjen. Të kontakuar nga Report tv specialsiti i njësisë administrative paskuqan, shprehet se nëpërmjet komunikimit me bashkinë Kamz, u sigurua se invalidët do të mund të tërheqin pagesat ditën e nesërme.
 
Banorët e Paskuqanit shprehen se mbajtja e kësaj pagese me pretekstin që nuk kanë paguar taksat është e patolerueshme. Mbajtja e taskave duhet të behet tek pagesat e personave në marrëdhënie pune dhe të aftë për punë dhe jo tek personat me aftësi të kufizuara, të paafta për tu kujdesur për veten  e vet.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Balla replikë me Nokën: Si ka mundësi Flamur që sulmoni gjithnjë kryeprokurorët dhe ambasadorët amerikanë?

Balla replikë me Nokën: Si ka mundësi Flamur që sulmoni gjithnjë kryeprokurorët dhe ambasadorët amerikanë?