Bashkia nxjerr në ankand Vllazninë, Ademi tregon arsyen! Sponsori Xhaferri: Do bëj ofertën time

Bashkia Shkodër pas shumë e shumë peripecishë ka nxjerrë në ankand aksionet e klubit të Vllaznisë, që aktualisht menaxhohet nga sponsori Alban Xhaferri. Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare bashkia thotë se në shitje do të jenë 100% të aksioneve me një çmim dysheme prej afërisht 508 milionë lekësh të vjetra. Në një konferencë shtypi kryetarja e bashkisë Voltana Ademi tregon edhe arsyen përse ky vendim erdhi tani.

“Në ndryshimet e fundit për ligjin për sportin u kërkohet pushtetit vendos dhe qëndror të kryejnë proceset e shitjes në vazë të legjistacionit në fuqi,”-u shpreh kryebashkiakja.

Më tej Voltana Ademi shpjegon se u zgjodh ankandi si mënyr shitje për t’u dhënë mundësinë edhe sponsorëve të mëparshëm për të marrë pjesë në garë.

“Ne kemi dashur që t’u japim mundësinë të gjithë atyre që konkurojnë të marrin pjesë jo vetëm ata që janë të interesuar sot, por edhe ata që kanë investuar më përpara te Vllaznia, duke qenë pjesë e sponsorizimit, reklamave, apo gjithçkaje që ka qenë kontribut,”-deklaroi ajo.

Në një intervistë për Report Tv me datë 23 shtator, sposnsori aktual i Vllaznisë, Alban Xhaferri, ka deklaruar hapur se ai do të tentojë të blejë aksionet e klubit shkodran, duke u konfirmuar kështu si ofertuesi i parë në këtë ankand.

“Duke kontribuar dhe duke hyrë më shumë në proces, qëllimi final është që te jem pjesë e Vllaznisë në kontekstin e aksioneve. Shpresoj që këto procedura të kryhen në një të ardhshme të afërme dhe nomralisht kush është I interesuar do të ketë mundësinë e marrjes pjesë. Ne duke krijuar një eksperiencë, duke dhënë një kontribut, mendojmë të jemi pjesë esenciale e Vllaznisë,”-është shprehur Xhaferri.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 27/10/2020 17:23

    Tup i mall ku ka shku futbolli shkodrane.

    Përgjigju
  • goni: 27/10/2020 13:24

    nuk behet shkodra dhe vlora me shkodrane e vlonjate ...... katrahure komplet ,vetem sport nuk eshte ky .Bota ka ecur perpara me kohe ne vazhdojme akoma me bashkine pronare....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja