Bashkia Orikum, i shkaktuan shtetit
25 mln lekë dëme, hetohen 8 zyrtarë

Bashkia Orikum, i shkaktuan shtetit<br />25 mln lekë dëme, hetohen 8 zyrtarë
ORIKUM- I shkaktojnë shtetit 25 milionë lekë dëme, përfundojnë në gjykatë tetë anëtarë të vlerësimit të ofertave në Bashkinë Orikum.
 
Hetimet tashmë kanë përfunduar nga prokuroria e rrethit Vlorë, ku për dëminin ekonomik janë gjetur fajtorë shtetasit e mëposhtëm R.Mjalti, H.Çapoj, V.Ibrushi, E. Xhelilaj, I.Kokuri, A. Karafilaj, F. Bozhani dhe I. Troqe.
 
Ndër shkeljet më të rënda është cilësuar ajo për vlerën monetare të përdorur në rehabilitimin e lagjes 4 në Orikum, ku ka pasur dhe pabarazi në tender ndërmpjet dy firmave pjesmarrëse, duke shpallur fituese firmën e cila s’plotësonte kushtet.
 
Sipas organit të akuzës, dëmi ekonomik në rehabilitimin e lagjes 4 Orikum me fond 20.833.000 lekë të reja, rezulton një procedurë e parregullt e cila duhet të ishte kthyer e të ribëhej, dhe jo siç kanë vepruar anëtarët në kundërshtim me ligjin.
 
Tjetër shkelje është konstatuar dhe në blerjen e një automjeti për Bashkinë Orikum, me vlerë 2.5 milionë lekë.
 
Për personat në fjalë kallëzimi është ngritur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ndërsa pritet që brenda muajit shtator të nisë dhe gjykimi për 8 anëtarët të cilët kanë abuzuar me fondet publike.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca