Bashkia pa pushime, më 13
gusht Veliaj mbledh Këshillin

Bashkia pa pushime, më 13<br />gusht Veliaj mbledh Këshillin
TIRANË - Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka vendosur të punojë pa pushime këtë verë. Edhe këshilltarët bashkiakë do të duhet të lënë plazhin dhe më 13 gusht të mblidhen për mbledhjen e dytë pas asaj te konstituimit ku do vendoset për banesat sociale. Ndërkohë në një javë ne krye te Bashkise se kryeqytetit Veliaj ka arritur të vërë në zbatim 7 punët e para prioritare.

Mbledhja e keshillit me 13 gusht, ja pikat qe do diskutohen
Ashtu siç kishte premtuar, në mbledhjen e 13 gushtit te keshillit bashkiak pritet t’i jepet fund problemit me banesat sociale, të cilat kanë qenë të bllokuara prej 3 vjetësh nga ish-bashkia e drejtuar nga Lulzim Basha. Në rendin e ditës së mbledhjes së Këshillit, pika e 5 është pikërisht për “përzgjedhjen e listës së aplikuesve, përfitues të programit të banesave sociale me qera, në zonën e Shkozës, ish-fonderia mekanike”. Me marrjen e vendimit nga Këshilli bashkiak, dhe përzgjedhjen e listave te aplikuesve, banesat do t’i shpërndahen qytetarëve pas viteve të tëra pritjeje. 

Një nga projektvendimet e rëndësishme që pritet të shqyrtohen në këtë mbledhje do të jetë buxheti i bashkisë për të cilin Veliaj ka thënë se është tepër i ulët e bashkia është drejt falimentit, buxhet i cili do duhet te përshtatet me reformën e re administrative territoriale.
 
Po ashtu, në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pritet të ndryshojë nivelin e pagave të punonjësve të Njësive Administrative të Tiranës, projektvendim i cili do të diskutohet në mbledhjen e së enjtes të Këshillit bashkiak. Një tjetër projektvendim është ai për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në Tiranë.

7 punet e para te Veliajt
Megjithatë Veliaj nuk ka nguruar që të tregojë në faqen e tij në Facebook edhe 7 projektet konkrete të arritura në vetëm një javë në krye të bashkisë më të madhe në vend.

Premtimet e mbajtura në një javë Veliaj i ka nisur nga puna e parë që ishte ajo e rregullimit të orës së sahatit në qendër të Tiranës, plani i ri zhvillimor, riparimi i monumentit të pavarësisë, si dhe lufta ndaj zhulit me pastrimin 24 orë çdo ditë për ta bërë Tiranën një qytet shembull.

Por nuk mungon as prezantimi i 24 administratorëve të rinj të bashkisë që do të kujdesen e do të mbikëqyrin çdo punë në kryeqytet, duke nisur nga Vaqarri ku do të krijohet parku i ri e deri tek shkollat e kopshtet që duhet të bëhen gati për të pritur vogëlushët.

Projektvendimet qe do diskutohen ne mbledhjen e pare te keshillit te Bashkise se Tiranes
  1. Për plotësimin e vendeve vakant në Këshillin Bashkiak të Tiranës, pas dorëzimit të mandatit nga znj. Brunilda Paskali dhe znj. Adelina Albrahimi.
  2. P/Vendim; Për “Një shtesë dhe ndryshim në vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës nr.28, datë 23.12.2014, “Për miratimin e Programit Buxhetor Afatmesëm 2015-2017 dhe detajimin e Buxhetit të Bashkisë  së Tiranës për vitin 2015”(i ndryshuar), në zbatim të reformës së re administrative territoriale.
  3. P/Vendim:  Për “Disa Shtesa dhe ndryshime në VKB Nr.3 Datë 05.02.2007 “Për Sistemin e Taksave dhe Tarifave Vendore në Qytetin e Tiranës”, (i ndryshuar).
  4. P/Vendim; Për “Disa ndryshime në nivelin e pagave të punonjësve të Njësive Administrative të Tiranës”.
  5. P/Vendim: Për ‘’Përzgjedhjen e listës së aplikuesve, përfitues të programit të banesave sociale me qera, në zonën e Shkozës, ish-fonderia mekanike”.
  6. P/Vendim: Për “Miratimi i dhënies së ndihmës ekonomike dhe pagesës për PAK e Invalidët e Punës për periudhën 1-31 Korrik 2015”.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Lutfi Dervishi: Rezistencë civile apo partiake?

Lutfi Dervishi: Rezistencë civile apo partiake?