Bashkia përvesh mëngët, nis puna
për pastrimin e varrezave në Tiranë 

Bashkia përvesh mëngët, nis puna<br />për pastrimin e varrezave në Tiranë 
Punonjësit e ndërmarrjes së pastrim-gjelbërimit në Tiranë i janë përveshur sot punës për pastrimin e varrezave të Tiranës.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, ka shpërndarë fotot nga varrezat, ku duket qartë impenjimi i punonjësve për pastrimin e tyre. “ Qyteti që nuk respekton dot të parët, nuk është shembull për të gjallët” ka shkruar kryebashkiaku në postimin e tij.

Punonjësit e pastrim-gjelbërimit, janë kujdesur që të shkulin të gjitha barërat e panevojshme që kanë rrethuar varrezat si edhe mbeturinat, pa dëmtuar varret.
bashkia
bashkia

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas