Bashkia – Ramës: Kemi pajisur me leje përdorimi 200 objekte, për të cilat heshte 11 vjet
TIRANË, 9 Korrik /ATSH-Gjergji Mima/ -Bashkia e Tiranës ka reaguar pas deklaratave që bëri sot pasdite Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorët e pallateve Hawai, ku tha se, “Basha premtoi shërimin e kësaj plage në Tiranë. Por 1200 familje të Hawai dhe mijëra familje janë pa titull pronësie. Bashkia kishte dy vjet kohë […]
TIRANË, 9 Korrik /ATSH-Gjergji Mima/ -Bashkia e Tiranës ka reaguar pas deklaratave që bëri sot pasdite Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorët e pallateve Hawai, ku tha se, "Basha premtoi shërimin e kësaj plage në Tiranë. Por 1200 familje të Hawai dhe mijëra familje janë pa titull pronësie. Bashkia kishte dy vjet kohë për ta bërë. Ne e bëmë për më pak se 300 ditë. Në 300 ditë kemi legalizuar më shumë se ata në 8 vjet".
Sipas Bashkisë së Tiranës, "paaftësia dhe mashtrimi janë dy bashkudhëtarë të pandarë të Edi Ramës. I dëshpëruar nga bilanci zero në krye të 300 ditëve, Rama iu rikthye të vetmes dajre të vjetër që di t'i bjerë. Me sulmet dhe përbaltjet ndaj Bashkisë së Tiranës, mendon se do ta shesë prapë "sapunin për djathë".
"Në 300 ditë asnjë bilanc, vetëm mashtrime dhe bllokime. Rama bllokoi çdo shërbim për qytetarët e Tiranës, që nga varrezat, strehimi, investime në shkolla, kopshte, çerdhe e rrugë. Bllokoi investimin më të rëndësishëm të Tiranës, bulevardin e ri, projektin e tramit dhe terminalin", thuhet në reagimin e bashkisë.
"Me "diarrenë" e sotme verbale nuk mbulon dot të vërtetën se nuk ka legalizim falas. Bashkia e Tiranës ka pajisur me leje përdorimi 200 objekte për të cilat Rama heshti 11 vjet, dhe iu ka mundësuar më shumë se 60 mijë qytetarëve të Tiranës të kenë tapinë e shtëpisë së tyre", përfundon reagimi i Bashkisë së Tiranës. /a.ke/
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2990
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18