Pema e Vitit të Ri është rivendosur nga Bashkia e Tiranës më e bukur se para djegies së saj nga një grup protestuesish pak ditë më parë. Ndryshe nga hera e kaluar, pema e Vitit të Ri është dekoruar me 25 yje, si simbol që personifikojnë 25 mjekët që kanë humbur betejën nga COVID-19.
Është vetë kryebashkiaku Erion Veliaj ai që ka ndarë për ndjekësit foto nga pema që ka ndezur dritat sërish dhe ku vezullojnë 25 yjet.
“Sa e bukur është Tirana e festave! Pema e Vitit të Ri vezullon edhe më fort me 25 yjet, që simbolizojnë jetët e mjekëve që na mori pabesisht Covid-19”, shkruan Veliaj.
Mallkuar qofte ky kovid we po na merr kaq shume njerez te dashur.
PërgjigjuCovid morrì dhe jetë infermierësh, apo ata ska gjë nuk ju hynë në sy...
PërgjigjuSh mire por me leket tona u ribe. Po shpermblimi i vitit te ri pse sjepet sikur dhe i pjesshem.
Përgjigju