Mjeku Tritan Kalo ka publikuar një mesash prekës lidhur me 25 mjekët që kanë humbur jetën nga COVID-19, që nga fillimi i pandemisë. Kalo ka publikuar foton e tyre duke i cilësuar si personat e vitit në Shqipëri, ndërsa shkruan se këto “25 yje që do t'i mungojnë vargut të yjeve të mjekëve shqiptarë, të cilët punuan e sakrifikuan një jetë të tërë për të mbrojtur dhe shpëtuar jetët e të tjerëve”.

Për të nderuar sakrificën e bluzave të bardha që humbën jetën, Kalo thotë se e vetmja mënyrë është që gjithsecili të ndërgjegjësohet dhe të respektojë masat anticovid.

“Kohë kovidiane…..homazh për mantelbardhët tanë të cilët humbën jetën e tyre në përballjen me sfidën e shekullit, Infeksionin e shkaktuar prej virusit jetëlëndues e jetëmarrës Sars-Cov2/Covid-19…..25 yje që do t'i mungojnë vargut të yjeve të mjekëve Shqiptarë, të cilët punuan e sakrifikuan një jetë të tërë për të mbrojtur dhe shpëtuar jetët e të tjerëve….Jam i nderuar dhe shumë krenar që pjesën më të madhe të tyre i kisha njohur personalisht…JU LUTEM që për të nderuar edhe me shumë emrin dhe punën e tyre, respektoni gjithçka për të ulur mundësinë e infektimit nga Sars-Cov2/Covid-19, për të ulur numurin e të prekurve prej kësaj “flame mbarëbotërore”….M.D.H. = Maska/Mbulimi i hundës dhe i gojës + Distancimi fizik kur dhe ku është e mundëshme + Higjena personale dhe e mjediseve kolektive, janë trinomi i masave që për momentin mbeten më të efektshmet në këtë përballje me “armikun e padukshëm”….U prehshi në Altarin e Pavdeksisë!!!!”, shkruan mjeku Kalo.

Gjatë ditës së sotme humbi jetën edhe  mjeku anestezist dhe njëherësh kryetari e shoqatës Anestezi/Terapi intensive, Mihal Kerci, i cili nuk e fitoi dot betejën e tij me koronavirusin.

Mjeket qe humben jeten nga COVID-19