TIRANE- “Gjendja është tejet alarmante në varrezat e Sharrës dhe Tufinës”.

Kjo është deklarata e Bashkisë së Tiranës e cila ngre akuza mbi Ministrinë e Brendëshme për zvarritje të procesit.   Ky institucion i kërkon Ministrisë së Brendshme që të marrë masa të menjëhershme për zhbllokimin e procedurës për shpronësimin e objekte që preken nga zgjerimi i varrezave publike.

“Bashkia e Tiranës i ka dërguar prej disa muajsh Ministrisë së Brendshme kërkesën për shpronësim të pasurive të paluajtshme që preken nga zgjerimi i varrezave publike, Ministria e Brendshme vazhdon të heshtë. 

I kërkojmë ministrisë së Brendshme të marrë masa të menjëhershme, për të zhbllokuar procedurën e shpronësimit për zgjerimin dhe sistemimin e varrezave publike”-thuhet në deklaratën për shtyp të Bashkisë së Tiranës.

Redaksia Online
(azh/shqiptarja.com)