Pas tragjedisë së ndodhur në familjen Preka në Velipojë, i gjithë qyteti është solidarizuar dhe bashkuar me dhimbjen e familjarëve.

Bashkia e Shkodrës gjatë mbledhjes së sotme ka mbajtur një minutë heshtje në ndërim të viktimave të aksidentit të ndodhur, mbrëmjen e 17 shkurtit, që i mori jetën 4 personave, midis tyre 3 fëmijë të mitur.

[gallery]25640[/gallery]

Ndërsa në shkollën 9-vjeçare ku mësonte 10-vjeçarja Noemi Preka nxënësit dhe mësuesit kanë vendosur tufa me lule në kujtim dhe respekt të Noemit.
“U prehshi në paqe!”, shprehen të lënduar mësuesit dhe nxënësit e shkollës 9-vjeçare Velipojë.
mesuesit dhe shoket
(Tufa e luleve e vendosur në bankën ku mësonte Noemi Preka)

e.gj/Shqiptarja.com