Lidhja e shqiptarëve me Italinë është e fortë dhe vijon të mbetet e tillë edhe në kohë lufte botërore, ku çdo vend është i vetëm në këtë betejë. Pas Vlorës dhe Durrësit, Shkodra është solidarizuar me viktimat e shumta në Itali, duke shprehur ngushëllimet dhe lutjet që kjo gjendje të marrë fund sa më shpejtë. Bashkia e Shkodrës është 'veshur' me ngjyrat e flamurit italian, ndërsa në një postim në Facebook Volta Ademi shprehet se Italia ka qenë dera e hapur e shqiptarëve që nga koha e Skënderbeut.
'Derë e hapur, strehë dhe shpresë për shqiptarët e veçanërisht për Shkodrën, që nga koha e Skenderbeut dhe deri në ditët tona! Vendbanim dhe vendlindje e mijëra shqiptarëve që unifikojnë dy vendet tona me dyshtetësinë! Djepi i kulturës europiane e botërore, atdheu i Dantes dhe i Garibaldit, Lucia Nadin, Celentanos, Al Bano dhe Roberto Baggio po kalon ditë shumë të vështira. Mijëra jetë po shuhen nga e njëjta epidemi që po sulmon edhe Shqipërinë tonë. Sot vetëm mund të lutemi për Italinë dhe italianët! Tregojmë solidaritetin e mbështetjen tonë duke ndezur Tringjyrëshin në Bashkinë e Shkodrës", shkruan Voltana Ademi.
Lajmi kryesor: