Italia është shteti që priti me qindra mijë shqiptarë në vitet pas komunizmit, sidomos vlonjat, të cilët udhëtuan përtej Adriatikut me anije për një jetë më të mirë. Ata shpesh kanë hapur dyert për shqiptarët, por edhe zemrën siç ishte në rastin e fundit, pasi Italia ishte shteti që dha një shifër tepër të konsiderueshme për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.
Sigurisht ajo që po kalon momentin më të vështirë tani është Italia, shteti që ka numrin më të madh të viktimave të shkaktuara nga koronavirusi. Ky fakt padiskutim që ka trishtuar një pjesë të shqiptarëve, të cilët deri diku janë edhe të frikësuar për atë që po ndodh në shtetin fqinj. Në rastin tonë është e vështirë për t'i ardhur në ndihmë italianëve, të cilët në këto momente kanë nevojë më shumë se kurrë në sistemin shëndetësor, por për të treguar se ne jemi me ta kanë menduar një grup të rinjsh nga Vlora.
Ata kanë shkuar mëngjesin e sotëm në konsullatën italiane dhe kanë ndezur qirinj në kujtim të atyre që kanë humbur jetën, kanë vendosur disa fletë me mbishkrime dhe figura domethënse. Dy flutura janë në derë, njëra me krahët me ngjyrë simbol të flamurit të Italisë dhe tjetra të Shqipërisë.
Ka edhe shkrime shoqëruese, ku lexohet: "Kurajo!!! Do ia dalësh dhe kësaj here. Shqipëria dhe Vlora të duan përherë me kokën lart." Në një tjetër fletë shkruhet: "Jemi dy popuj, një zemër."
Njëri nga të rinj pas gjestin ka deklaruar: "Solidarizohemi sot me popullin italian, i cili po kalon një moment shumë të vështirë, në këto kohë kaq kritike në të cili n ndodhemi. Ndiejmë një keqardhje dhe një detyrim njerëzor dhe human që ndodhemi këtu pranë konsullatës italiane. Të jemi pranë viktimave dhe pranë popullit italian. Italia mund ta them me plot bindje, që është i vetmi vend që Shqipërisë i ka ndenjur gjithmonë në krahë. I kami patur përkrah në ditët më të vështira dhe e kanë shprehur humanizimin e tyre në çdo lloj momenti, orë dhe sekonde, kur Shqipëria ka patur nevojë."
Padiskutim që Shqipëria nuk e ka kapacitetin për të ndihmuar një popull që bën pjesë në G7, por zemrat e tyre as që diskutohet se ndiejnë dhimbje për atë që po ndodh në Itali.
Lidhja e shqiptarëve me Italinë është e fortë dhe vijon të mbetet e tillë edhe në kohë lufte botërore, ku çdo vend është i vetëm në këtë betejë. Pas Vlorës dhe Durrësit, Shkodra është solidarizuar me viktimat e shumta në Itali, duke shprehur ngushëllimet dhe lutjet që kjo gjendje të marrë fund sa më shpejtë. Bashkia e Shkodrës është 'veshur' me ngjyrat e flamurit italian, ndërsa në një postim në Facebook Volta Ademi shprehet se Italia ka qenë dera e hapur e shqiptarëve që nga koha e Skënderbeut.
'Derë e hapur, strehë dhe shpresë për shqiptarët e veçanërisht për Shkodrën, që nga koha e Skenderbeut dhe deri në ditët tona! Vendbanim dhe vendlindje e mijëra shqiptarëve që unifikojnë dy vendet tona me dyshtetësinë! Djepi i kulturës europiane e botërore, atdheu i Dantes dhe i Garibaldit, Lucia Nadin, Celentanos, Al Bano dhe Roberto Baggio po kalon ditë shumë të vështira. Mijëra jetë po shuhen nga e njëjta epidemi që po sulmon edhe Shqipërinë tonë. Sot vetëm mund të lutemi për Italinë dhe italianët! Tregojmë solidaritetin e mbështetjen tonë duke ndezur Tringjyrëshin në Bashkinë e Shkodrës", shkruan Voltana Ademi.
Pas Vlorës, edhe Durrësi është solidarizuar me viktimat në Itali nga koronavirusit. Në faqen e murit të Bashkisë së qytetit është afishuar një pankartë e përmasave të mëdha ku shkruhet "Durrësi do Italinë".
Per ne qe na kapte kanalet italiane pas '90-es, Italia ishte burim jete, shprese dhe argetimi. Bravo per mendimet dhe dedikimin qe i beni popullit italian, uroj qe te gjithe t'ia dalim sa me shpejte dhe me pak deme.
PërgjigjuShume bukur ShkodeLocja,lidhja e pare e shume e vjeter ne shekuj ne Itali na kena Arbereshet qe iken prej pushtimit Turk 500 vjecar,manej mas 1991 vjen lidhja jone me emigracionin e na takon me e da dhimbjen te tane bashke.
PërgjigjuShqiperia eshte mema qe me lindi, me dhuroi jeten. Italia eshte mema qe me adoptoi, me rriti me burreroi, dhe kurre s'me kerkoi asgje ne kembim, as te ndryshoj emer, identitet besim. Zemra ime nuk e ndan dot njeren nga tjetra, Kjo situate do te kaloje, dhe besoj qe dhimbja, vuajtja e perbashket sot, do te na beje me te forte neser, me te afert te dy popujt me njeri-tjetrin.
PërgjigjuPo ti e ke mirë pa pyeti pak jorgotë të Jorgërisë së ç kanë hequr me emrat, mbiemrat, besimin,identitetin plus qe i shkelen me kembe si mizat dhe prap atje vazhdojne e rrine. Por Italia eshte vend tjeter, djepi i kultures Europiane dhe jo si Jorgeria neandertale e shpellave dhe injorances. Enver Hoxha nuk i quante kot jorgote shovinistë.
Me Italine te hapene kufijte kur të mbaroje kolera kurse me Jorgote të mbyllen pergjithmone
PërgjigjuBravo Vlora Italia
PërgjigjuBravo Bravo 1000 her per gjestin human,Ne jemi vendi varfer po Italia Me mbeshtetjen qe na ka dhene gjithmone, meriton shume me shume,Inshalla ja dilni sa me shpejte,Shqiperia e do Italine me koken larte sic i tako
PërgjigjuMirenjohja eshte virtyti me i vyer!! Keta cunat shqiptare duket se e kane me shumice! Bravo!!
PërgjigjuBravo vlora
PërgjigjuNgushllime ngushllime ngushllime
PërgjigjuBravo cunave te vlores, populli dhe shteti Italian e meritojne! Na jane gjendur ne situata te veshtira , jemi dy popuj miq kemi bere shume krushsqira me ta. Zoti na ndihmofte shqiptar e Italiane !
Përgjigju