Bashkia strehon 78-vjeçaren e
dëbuar, ajo mohon ndihmën

Bashkia strehon 78-vjeçaren e<br />dëbuar, ajo mohon ndihmën
TIRANË - Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo i ka ofruar mundësinë e strehimit, të moshuarës Petrite Xhaferri, e cila u nxor nga banesa ku jetonte, pasi i është kthyer pronarit. Por zonja Xhaferri dhe vajza e saj nuk i kanë pranuar ofertat e bashkisë, pasi sipas tyre vendimi për t’i kthyer banesën ku jetonin pronarit, është i padrejtë.

Bozdo ka ofruar mbështetjen e bashkisë, brenda hapësirave që i lejon ligji, në këtë konflikt. Bashkia e Tiranës ka ofruar dhe ndihmën e Avokatit të Qytetit, për të sqaruar ligjërisht pretendimet e banorëve, se janë nxjerrë me të padrejtë nga banesat ku jetojnë.  
 
“Në emër të Bashkisë së Tiranës, jemi këtu për t’u solidarizuar në mënyrë njerëzore me problemin e kësaj familjeje. Kemi të bëjmë me një konflikt, ku Bashkia e Tiranës nuk ka kompetencë për të ndërhyrë", ka thënë Enno Bozdo.

Ai ka shpjeguar se ka ardhur mes tyre se do t’u japë një zgjidhje brenda instrumenteve që bashkia ka, një strehim të menjëhershëm, për shkak të kushteve të vështira edhe të motit dhe moshës së thyer të dy zonjave.

"Ne mund ta bëjmë këtë gjë, mund ta bëjmë që tani, nëse zonjat do pranonin ofertën tonë. Ne u kemi vënë në dispozicion këtyre banorëve Avokatin e Qytetit, për t’u ofruar të gjithë ndihmën juridike të nevojshme, për të parë çështjen e dokumentacionit. Ligjërisht, vetëm kaq mund t’u ofrojë Bashkia e Tiranës, pasi ajo nuk ka një kompetencë për të vepruar". 

Bozdo ka theksuar se e kupton edhe emocionin e gjendjes dhe e theksoi se nga ana njerëzore solidarizohet plotësisht me banorët, por mendon se mënyra më e mirë, deri në zgjidhjen e këtij problemi, që me siguri do të shkojë në Gjykatë, është që zonjat të pranojnë ofertën e Bashkisë, për t’u strehuar në një ambient të përshtatshëm për to” - deklaroi nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo.

PAS TRAGJEDISË SË DURRËSIT, NË QIELL TË HAPUR EDHE 78-VJEÇARJA NË TIRANË
Pas tragjedisë së Durrësit, një tjetër e moshuar e sëmuret në qiell të hapur në kryeqytet apelon në media për zgjidhjen e problemit të strehimit. 78-vjeçarja Petrite Xhaferri dhe vajza e saj Majlinda, të flakura në rrugë pas kthimit të shtëpisë ish-pronarëve kërkojnë një zgjidhje, ndërsa pranë kësaj familje sot ka qenë nën kryetari I bashkisë eno bozgo.
Bozgo është pritur nga banorët e rrugës Xhezmi Delli, por zgjidhja e ofruar prej tij nuk është pranuar. Ende nuk ka një zgjidhje për gruan e moshuar e cila është dhe invalide, ndërsa konflikti social i shkatuar pas vendimit t ëish qeverisë berisha për kthimin e banesave tek ish pronarët përfshinë 6 familje.
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mario Balotelli mezi qëndron në këmbë, sulmuesi filmohet i dehur dhe i shtrirë në rrugë

VIDEO/ Mario Balotelli mezi qëndron në këmbë, sulmuesi filmohet i dehur dhe i shtrirë në rrugë