Deklarata u bë gjatë një forumi të Bshkisë së Tiranës me 30 përfaqësues të biznesit të 30 vendeve anëtare të Bankës Islamike për Zhvillim. Tabaku tha se Tirana është një qytet atraktiv për investimet e huaja, duke renditur masat e marra për të lehtësuar klimën e biznesit.
Sipas Tabakut, për çdo biznes të ri, i cili regjistrohet në qytetin e Tiranës dhe punëson më shumë se 50 persona, ka përjashtim nga taksat lokale për 4 vite. Ndërsa bizneset që punojnë në infrastrukturë përpos heqjes së taksave lokale do të kenë edhe 30% ulje në taksën e infrastrukturës.
Nënkryetarja e bashkisë më tej u shpreh se “Bashkia e Tiranës është pronare e 6000 aseteve dhe ne duam që t’i gjallërojmë këto prona”. Ajo kërkoi bashkëpunimin e biznesmenëve për të investuar në këto hapësira, të cilat për momentin nuk janë të shfrytëzuara. “Trami dhe Terminali i ri i Pasagjerëve janë një tjetër mundësi e madhe për investime në Tiranë”, përfundoi ajo. (r.d./shqiptarja.com)