Bashkia Tiranë vendos 150 kosha
“Së shpejti edhe dy lulishte të reja”

TIRANË - Bashkia e Tiranës ka nisur vendosjen e 150 koshave nëpër rrugët e Tiranës, aty ku intensiteti i lëvizjes është dhe më i madh. Vendosja e koshave ka nisur në rrugën “Myslym Shyri”, për të vijuar me rrugët e tjera.
 
Vendosja e koshave do të vijojë deri në fund të vitit dhe me sasi të tjera koshash dhe stolash që do të vihen në rrugët e parqet ekzistuese apo të rinj që po krijohen nga Bashkia tha Drejtori ndërmarrjes nr. 1, Bujar Elez. Më pas ai shtoi se 18 mijë metër katrorë gjelbërim do i shtohen Tiranës në dy muajt e ardhshëm, në dy lulishte që ndërtohen në qendër të Tiranës dhe në njësinë bashkiake Nr 7.
 
“Një ndër aksionet që Bashkia e Tiranës ka nisur këto ditë është edhe vendosja e koshave në rrugët kryesore të Tiranës. Ndërmarrja nr.1 e Bashkisë ka filluar vendosjen e koshave në rrugët kryesore dhe ku dendësia e lëvizjes së popullsisë është më e madhe.Fillimisht kemi nisur në rrugën “Myslym Shyri”, rrugën “Ibrahim Rugova”, do të fillojmë tek Pazari i Ri, në rrugën e Durrësit, do të fillojmë në rrugët kryesore që janë në ish-Bllok dhe në dy krahët e Lanës. Besoj se ky aksion do të vijojë edhe në vitin në vijim, në mënyrë që të plotësojmë fillimisht  rrugët kryesore, më pas me zonat e banuara.
 
Ndërmarrja ka një projekt për krijimin e rreth 18 mijë metra katrorë hapësira të gjelbra, që është hapësira mes rrugës së Durrësit dhe rrugës së Kavajës, rreth 3 mijë metra katrorë dhe hapësira prej rreth 15 mijë metra katrorë pranë Policisë Bashkiake. Do të jenë lulishte të kompletuara, me drurë dekorativë me stola e kosha.” – u shpreh Elezi.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Ministri Igli Hasani viziton Kievin: Mbështetje e palëkundur e Shqipërisë për sovranitetin e Ukrainës! Forcim i bashkëpunimit mes dy vendeve

Ministri Igli Hasani viziton Kievin: Mbështetje e palëkundur e Shqipërisë për sovranitetin e Ukrainës! Forcim i bashkëpunimit mes dy vendeve