Bashkia Tiranë: Kush janë protestuesit te ‘5 maji’ që protestojnë për pronat e të tjerëve! Kush preket nga projekti, dëmshpërblehet 100% me po aq metra katrorë sa ka aktualisht

Bashkia Tiranë: Kush janë protestuesit te ‘5 maji’ që protestojnë për pronat e të tjerëve! Kush preket nga projekti, dëmshpërblehet 100% me po aq metra katrorë sa ka aktualisht

Por, sipas Bashkisë Tiranë teksa protesta e këtij grupi banorësh duket e nxitur edhe nga Partia Demokratike, pasi merr zjarr sa herë që aty shfaqet ndonjë deputet i PD, pjesa tjetër e banorëve që preken nga projekti i lagjes së re po nënshkruajnë kontratat me Bashkinë e Tiranës, sipas asaj çfarë parashikon VKM e miratuar në shtator 2021, e cila thotë shprehimisht se këta banorë kompensohen 100% me shtëpi në pallatet e reja, me të njëjtën sipërfaqe në metra katrorë të banesës që zotërojnë aktualisht.

Po kush proteston sot te “5 Maji”? Bashkia Tiranë shkruan se nga një verifikim i thjeshtë rezulton se ekranet e televizioneve zihen nga organizatorë e PD, siç është rasti i Elson Markut, i cili shfaqet në protestë si shoqërues i nënkryetarit të PD, Alfred Rushaj, pa qenë banor në atë lagje dhe sigurisht nuk ka as pronë aty. Madje, ka nga ata pjesëmarrës në protestë që nuk kanë lidhje fare me objektet që preken për ndërtimin e lagjes së re. Sipas Bashkisë Tiranë në vend të banorëve, që realisht kanë prona në atë zonë dhe që do të kompensohen me po aq metra katrorë sa kanë në pronësi, kanë dalë të afërm të tyre, njerëz pa asnjë lidhje pronësie me zonën e “5 Majit”. Ky fakt është konfirmuar së fundi edhe nga një intervistë e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, shkruan Bashkia Tiranë.

Sipas Bashkisë Tiranë, “qytetarja Flora Mhilli dhe vëllai i saj Ndue Marku janë dy prej pjesëmarrësve aktivë në protestë, por asnjëri prej tyre nuk ka asnjë pronë të regjistruar në emër të tyre në atë zonë. Kurse, vëllai i tyre, Arben Marku, sipas VKM 533 datë 22.09.2021 të publikuar në fletoren zyrtare, ndonëse banesa e të cilit është ende në proces legalizimi, do të përfitojë një banesë të re me po aq metra sa ka aktualisht. Madje, vetë Arben Marku ka firmosur edhe aktmarrëveshjen me Bashkinë e Tiranës, nga e cila përfiton sipërfaqen 353.6 m2 njësi banimi”

E njëjta situatë Bashkia Tiranë paraqet edhe me dy protestues të tjerë që intervistohen nga mediat çdo ditë: Bekim Cerri dhe bashkëshortja e tij, Alsida Cerri.

“ Të dy rezultojnë se nuk kanë asnjë pronë në emër të tyre në zonën e “5 Majit”. Ata jetojnë në banesën e Kujtim Cerrit, që është I vëllai i Bekimit. Sipas VKM, edhe Kujtim Cerri, që është në proces legalizimi, për banesën e tij me sipërfaqe 42.7m2, do të përfitojë sërish 42.7 m2 njësi banimi në lagjen e re, që do të ndërtohet për familjet e prekura nga tërmeti. Ndërkaq, mjafton një lexim i VKM-së së publikuar në fletoren zyrtare për të kuptuar se edhe babai i protestuses tjetër, Laureta Nikolli, nuk do të humbasë asnjë metër katror nga prona e tij. Babai i saj, Gjin Nikolli, që aktualisht ka 131.8 m2 ndërtesë, do të përfitojë sipas VKM-së 533 datë 22.09.2021 të njëjtën sipërfaqe, plot 131.8 m2 njësi banimi”, shkruan Bashkia Tiranë.

Në bazë të vendimit të miratuar nga qeveria, edhe ata banorë që kanë ndërtuar pa leje dhe që janë në proces legalizimi, do të përfitojnë të njëjtën sipërfaqe banimi në metra katrorë, në godinat e reja që po ngrihen në të njëjtën zonë. I tillë është rasti i Anila Gaxhenjit, thotë Bashkia Tiranë, banesa e së cilës është në proces legalizimi, do të kompensohet metër për metër në banesat e reja.

“Nga 278 m2 që ka aktualisht, Anila Gaxhenji do të përfitojë të njëjtën sipërfaqe 278 m2 në njësitë e reja të banimit që do të ngrihen në këtë lagje. Edhe pse ka ndërtuar pa leje dhe ndërtesën e ka ende në proces legalizimi për sipërfaqen 106 m2, falë VKM-së, Mark Deda që sot doli në protestë, do të përfitojë të njëjtën sipërfaqe 106 m2 në godinat e reja të lagjes së re. Banesa e tij e re do të ketë edhe hipotekën përkatëse. Edhe protestuesja tjetër, Lizë Marku, bashkëshortja e Ndrec Markut dhe nëna e Viktor dhe Mirash Markut, do të përfitojë në lagjen e re që po ngrihet te “5 maji”, një ndërtesë prej 356.4m2, po aq metra sa ka edhe aktualisht, pa humbur asnjë metër katror nga prona e saj”, sipas Bashkisë Tiranë.

Shembujt e mësipërm tregojnë qartë se në fakt, protestuesit ose nuk kanë asnjë lidhje me pronat aty, ose mjafton të lexojnë VKM për të kuptuar se në fakt askush nuk po i hedh në rrugë, porse secili prej tyre do të kompensohet me të njëjtën shtëpi, me cilësi më të mirë dhe në një lagje që po ndërtohet me të gjitha shërbimet e nevojshme urbanistike. Nga ana tjetër Bashkia e Tiranës ka marrë përsipër që t’u paguajë qiranë e shtëpisë të gjitha familjeve që preken nga projekti, derisa ata të marrin në dorë çelësat e banesave të reja. Këta banorë mjafton të paraqiten në njësinë administrative dhe të plotësojnë dokumentacionin.

Një nga protestueset te ‘5 maji’ në Tiranë, Laureta Nikolli ka reaguan në redaksinë e Shqiptarja.com, ku pretendon se ajo ishte e pranishme në këtë protestë për interesin familjar, ku preket banesa e babait të saj.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë